Datë: 10 korrik 2024
Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, shpallë këtë:
K O N K U R S
Për vendin e punës:
Zyrtar për financa në administratën e KBI-Prizren
Kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:
- Të ketë kryer Fakultetin Ekonomik, drejtimet: Banka dhe Financa, Kontabilitet (preferohet të ketë të kryer Medresenë e Mesme Alaud-din);
- T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Rregulloreve dhe Vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit të BI-Prizren;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative në punë;
- Të ketë njohuri të avancuara të paketës së Microsoft Office, duke përfshirë: Word, Excel dhe PowerPoint;
- Të ketë aftësi për përpunimin e të dhënave dhe përpilimin e raporteve financiare;
- Të ketë së paku mbi një vit përvojë pune;
- Të jetë nënshtetas i Republikës së Kosovës.
Kandidati, krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:
- Diploma e shkollës së Mesme dhe e Fakultetit (kopje e vërtetuar te noteri);
- Çertifikata e lindjes (origjinal);
- Çertifikata shëndetësore (origjinal);
- Çertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar (origjinal);
- Dëshmi për përvojën e punës (origjinal);
- Deklarata me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet;
- CV – ja;
- Kualifikimet dhe dëshmitë për aftësim profesional;
- Referenca.
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së të Prizrenit.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.