Datë: 19 mars 2024
Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të punës:

Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e Buçes në fshatin Buçe

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit.
  2. T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. rregulloreve, vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.
  3. Të kenë aftësi komunikuese me xhematin dhe shkathtësi organizative për çështje fetare.
  4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
  5. Të mos kenë vërejtje për punën e tyre, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.
  6. Të jenë të pranueshëm nga këshilli i xhamisë dhe xhemati përkatës.
  7. Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin burimor-tradicional të trojeve tona.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

  1. Diploma e Medresesë dhe Fakultetit.
  2. Certifikata e lindjes.
  3. Certifikata shëndetësore.
  4. Certifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar.
  5. Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht ka punuar).
  6. Deklaratë me shkrim se do t’i kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregulloreve në fuqi.
  7. CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional.
  8. Letërnjoftimi (kopje në të dy anët).

VËREJTJE:

  • Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal apo të noterizuara.
  • Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash.
  • Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e publikimit në ueb faqen zyrtare të BIRK-ut.
  • Dokumentet e pakompletuara dhe lë dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…