Prishtinë, më 18 mars 2024

Me ftesë të emirit të Katarit, shejh Temim bin Hamad al Thani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë sonte në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit.

Ky iftar u shtrua për nder të dijetarëve, gjyqtarëve dhe ylemave nga Katari dhe vende të tjera. Iftari u shtrua në pallatin mbretëror në Doha.

Në këtë iftar, pos kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, mysafirë nderi ishin edhe myftiu i Bosnjës, myftiu i Kroacisë dhe ai i Sllovenisë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…