Prishtinë, më 19 mars 2024

KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

F T E S Ë PËR OFERTË PËR

MEDRESEN E MESME ALAUDDIN-PRISHTINË

Kërkohet nga kompanitë e licencuara për ndërtim, të ofertojnë për renovimin e pjesshëm të ndërtesës së Medresesë së Mesme Alauddin në Prishtinë.

Forma e kontratës është çmim total për përfundimin e punimeve të përshkruara në vijim. Të ofertohet për të gjitha pozicionet e parapara gjerë në përfundim të tërësishëm të tyre pa material, vetëm puna. Materiali sigurohet nga Bashkësia Islame dhe kompania e kontraktuar bën llogarinë e sasisë së nevojshëm. I tërë procesi i renovimit të jetë në përputhje me legjislacionin e Republikën e Kosovës.  

Punimet e kërkuara janë renovimi i mureve të brendshme të katit të parë të konviktit të Medresesë. Renovimi i mureve përfshin:

  • largimi, gërryerja e pjesëve eventuale të shtresave së dëmtuara në sipërfaqet e mureve, gozhda, vida etj.
  • lyerja me bazë (primer);
  • rrafshimi i mureve dhe mbushja e të gjitha vrimava dhe fugave eventuale;
  • vendosja e masës rrafshuese me rrjetë armimi në të gjitha sipërfaqet dhe këndet me kënde me rrjetë;
  • vendosja e stiroporit rreth dritareve me ngjitës dhe kënde me rrjetë;
  • pozicion shtesë është vendosja e një shtrese stiropori në formë shiriti 50cm dhe diku 80cm në disa pjesë të plafonit për fshehjen e kabllove të rrymës, skajet e të cilit duhet punuar me kënde dhe gjithashtu rrafshuar me masë rrafshuese dhe rrjetë e lyer sikurse sipërfaqet tjera; (Ky pozicion do të bëhet sipas udhëzimeve të arkitektit mbikëqyrës).
  • rrafshimi me shtresë finale (glet);
  • gërryerja (rrafshim me letër zalli)
  • lyerja me bazë (primer);
  • gëlqerosja e të gjitha sipërfaqeve me bojë të brendshme profesionale.

Dritaret dhe dyert duhet izoluar për mbrojtje nga përlyerja deri në përfundimin e punimeve.

Kriteret e vlerësimit të ofertueseve

Përveç kushtit të çmimit më të lirë, kualitet të realizimit të punimeve i cili paraprakisht do të merret në konsideratë për vlerësim në bazë të përvojës paraprake të ofertuesve, gjithashtu e rëndësishme është edhe kohëzgjatja e realizimit të punimeve.

I. Ofertuesi duhet të ja bashkëngjisë ofertës dokumentacionin si në vijim:

  1. Regjistrimi si operator ekonomik në regjistrin profesional, komercial dhe/ose të korporatës në vendin e tij të themelimit (kopje);
  2. Certifikatën se Biznesit (kopje);
  3. Certifikatën e TVSH-së (kopje);
  4. Një listë me punët e ngjashme të kryera deri më sot;
  5. Afati kohor per përefundimin e punimeve të kërkuara.

Kompanitë e interesuara mund ta shkarkojnë paramasën si tabelë Excel-i këtu,
Pyetjet tuaja mund t’i drejtoni në email adresën [email protected]  deri më 25 mars 2024 ora 15:00. Gjithashtu ofertuesit duhet ta vizitojnë vendin e punimeve për ta parë objektin deri me datë 25 mars 2024 në ora 15:00 në Medresenë Alauddin në Prishtinë, ndërtesa e konviktit – kati 1.

Dorëzimi i ofertës së kompletuar duhet bërë deri më datë 29 mars 2023, ora 12:00, në adresën Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rruga “Bajram Kelmendi” nr. 182, 10000-Prishtinë.

Oferta duhet të përmbaj çmimin e punës  pa TVSH dhe të jetë e vlefshme për një javë. Kohë për të cilën do të njoftoheni nëse jeni të zgjedhur për nënshkrim të kontratës.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës  mban të drejtën ekskluzive për përzgjedhjen e ofertuesit të suksesshëm. Ftoheni të ofertoni me çmime të arsyeshme sipas tregut aktual të Kosovës dhe të prezantoni në dosjet e juaja të ofertave të gjitha dokumentacionin e kërkuar. Ofertuesi i suksesshëm do të njoftohet për proceduar e nënshkrimit të kontratës, në të cilën kontratë do të parashihen të gjitha proceset e mbarëvajtjes së punimeve.

Data e publikimit të ofertës: 19 mars 2024, Prishtinë 

  • Konkurs

    Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…
  • Tender

    Prishtinë, 26 shtator 2024  Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&n…
  • Konkurs

    Datë: 26 shtator 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, shpallë:KONKURSPër plotës…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…