Datë: 14 dhjetor 2023

Këshilli i Bashkësisë Islame i Rahovecit shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

  1. Imam, hatib dhe mualim në Xhaminë e fshatit Ratkoc

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

– Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
– T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
– Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
– Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
– Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
– Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
– Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin burimor-tradicional të trojeve tona.

Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente:

Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;
Certifikata e lindjes;
Certifikata shëndetësore;
Certifikata se nuk është nën hetime ose e dënuar;
Vërtetimi për përvojën e punës;
Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
Letërnjoftimi (fotokopje në të dy anët);

Vërejtje:
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal apo të noterizuara.
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim

  • Konkurs

    Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…