Prishtinë, 14 mars 2011

Fjala e Myftiut mr. Naim Tërnava, në hapje të konferencës:

“Mësimet mbi fenë në institucionet publike të arsimit: përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme  për Kosovën”

Të nderuar të pranishëm;
Të nderuar qeveritarë;
Të nderuar mysafirë me kontribute në këtë sesion;
Të nderuar zonja dhe zotërinj!
Të tubuar sot në këtë konferencë shkencore e cila për objekt trajtimi ka diskutimin për mënyrën, formën, metodën dhe mundësin për aplikimin e mësimit dhe edukimin fetar për brezin të ri në kuadër të sistemit të arsimit publik të vendit tonë, më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës t’ju përshëndes dhe falënderoi për interesimin dhe prezencën tuaj.

I Madhi Zot në Kuranin famë lartë në ajetin e parë urdhëron:
“Lexo në emër të Zotit tënd i Cili krijoi çdo gjë..”
Bashkësia Islame e Kosovës, e vetëdijshme  për këtë porosi dhe  përgjegjësinë që ka në organizimin dhe mbikëqyren e jetës fetare,prej kohësh ka iniciuar nismën për gjetjen e modelit të mundshëm për aplikimin e mësimit fetar në kuadër të sistemit publik të arsimit.
Kjo për faktin se edukimi dhe arsimimi më së miri bëhet në proces mësimi, ku ka një plan program të konsoliduar dhe ku punohet e veprohet me kuadër të përgatitur për këtë fushë.
Vetë natyra e njeriut si krijesë e zgjedhur nga ana e Zotit që të jetë udhëheqëse mbi sipërfaqen e tokës ka nevojë për mësim dhe edukim fetar, ngase kjo është nevojë që vjen nga vet Zoti në raport me njeriun.  
Edhe shoqëria kosovare ka nevojë për aplikimin e lëndës fetare nëpër shkolla. Ngase nuk është i rastit aplikimi i edukimit fetar nëpër shkolla gati në të gjitha vendet evropiane dhe ato fqinje, ndaj edhe ky diskutim i sotëm sigurisht se synon një anë pozitive të jetës së njerëzve, duke eliminuar dukuri të shëmtuara degraduese për shoqërinë.
Ne konsiderojmë dhe jemi të bindur se aplikimi i mësimit për fenë në kuadër të sistemi publik të arsimit fillor e të mesëm është një nevojë e kohës,dhe   një detyrë sublime e institucioneve tona dhe shoqërisë sonë. Nga përmbushja e kësaj detyre, ne arrijmë pozitën  e natyrshmërisë së vërtetë  dhe bëhemi  edhe më të dobishëm për shoqërinë.
Unë mendoi se e ardhmja e një kombi varet në rinin e tije,arsimimin, edukimin e tije. Çdo komb i cili dëshiron të siguroi të ardhmen e sigurt, duhet që rininë krahas arsimimit të përgjithshëm, të pajisë edhe me edukatë të mirëfilltë fetare,duke harxhuar energji të vazhdueshme për të rritur brezin e ri me këtë frymë.
Njerëzit që duan të garantojnë të ardhmen e vet, nuk mund të jenë indiferent  për edukimin e fëmijëve të tyre edhe me edukatë fetare. Familja shkolla, mjedisi, institucionet e vendit, dhe mjetet e komunikimit masiv  duhet të bashkëpunojnë të gjithë  për të siguruar rezultatin e dëshiruar.

 Të nderuar të pranishëm!
Më lejoni të përmend disa arsye për nevojën e aplikimit të  lëndës fetare nëpër shkollat publike.
– Përmes aplikimit të mësimit fetar në kuadër të sistemit publik të arsimit, u mundësohet të gjithë nxënësve  që të njihen me mësimet themelore për fenë e tyre, në kuadër të shkollimit  të rregullt dhe nga personeli i kualifikuar e kompetent.
– Me aplikimi e mësimit për fenë në kuadër të sistemi publik arrihet që të shmanget mësimi informal për fenë dhe arrihet që rinia jonë të ruhet nga ndikimet të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me traditën, realitetin dhe te kaluarën tonë.
– Përmes kësaj forme të mësimit për fenë arrihet që të ruhet doktrina Hanefite në jurisprudencën islame, mbi të cilën është zhvilluar këtu e 600 vjet feja islame në këto troje, që njihet për tolerancë, e mirëkuptim, si dhe për interpretim racional të mësimeve për fenë islame.
– Me aplikimin e mësimit në kuadër të sistemit publik të arsimit, të rinjve tanë ua plotësojmë një të drejtë elementare të garantuar me deklarata e konventa universale e ndërkombëtare për lirinë e besimit, manifestimin e tij të lirshëm dhe mundësinë për mësimin e drejt e objektiv për fetë që u përkasin.
– Për ne në Kosovë, mësimi për fenë në kuadër të sistemit publik të arsimit bëhet edhe më i nevojshëm kur dihet që në sistemin e kaluar komunist, edukimi fetar nëpër shkolla e institucione tjera ishte i ndaluar.  Kështu që në raport me fenë është krijuar një boshllëk i konsiderueshëm, e riparimi më i mirë për këtë, është njohja e parimeve fetare, e këtë duhet filluar me  brezin e ri, të cilit duhet që ti krijomë mundësinë e përvetësimit të  mësimeve për fenë që i takon.
– Mësimi i fesë në kudër të sistemit të arsimit publik, fëmijët tanë i largon nga mësimet ku feja interpretohet  jo drejt, nga rryma e grupe më ekstreme që nuk përkasin me realitetin e fesë dhe doktrinën e sajë,e as me traditën e kultivuar tash e 600 vjet në Kosovë.
Duke pasur parasysh se qëllimi kryesor i jetës njerëzore është  të kërkojë kuptimin e saj nga të gjitha aspektet. Përpjekja për ta arritur këtë nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të rinjve tanë nëpër shkolla edhe me mësimet fetare është një proces përsosjeje përmes së cilës ne fitojmë në dimensione shpirtërore, intelektuale dhe fizike. Arsyeja e futjes së mësimit fetar nëpër shkolla përfshin kapacitetet tona të perceptimit, kuptimit, imagjinatës, kujtesës, mësimit e kështu me radhë.

 Të nderuar të pranishëm!
Të nderuar studiues!
Po ashtu, duhet që të jemi të përgjegjshëm që shoqëria jonë ka kaluar në periudha të rënda: 60 vjet nën okupimin e egër serb dhe  zgjedhën e sistemit monist,  ku u  tentua që nga populli të largojnë ndjenjat fetare. Megjithatë, populli dhe teologet tanë të të gjitha besimeve arritën që ta e përballojnë edhe furinë e komunizmit  po edhe okupimin serb.
20 vjet pas rënies së komunizmit e 12 vjet pas çlirimit të Kosovës,dhe 3 vjet nga shpallja e pavarësisë, popullata jonë ka  objektiva dhe sfidat të tjera që i imponon koha.
E një ndër këto s’ka dyshim është edhe krijimi i hapësirë së nevojshme dhe adekuate për shprehjen dhe manifestimin e lirë të besimit dhe fesë.
Përpos kësaj besimtarëve tanë duhet krijuar kushte që të mësojnë për fenë e tyre, e për këtë duhet parë modelin më të mirë të mundshëm. E modele të tilla ka në Evropën demokratike, ku ne aspirojmë që të integrohemi.
Më kërkesën për mësimin e fesë në sistemin publik të arsimit, në asnjë mënyrë nuk duam që nga sistemi publik i arsimit të nxjerrim teolog, por duam që nxënësit tanë, bijtë dhe bijat tona të mësojnë parimet themelore për fetë  e tyre.
Për të arritur deri te kjo, ftoj të gjithë faktorët relevantë, që nga përgjegjësit e arsimit e edukimit në vend, bashkësitë fetare, njerëzit nga bota akademike e shkencore, pastaj ata nga shoqëria civile e media që të kontribuojnë në debatin për këtë çështje, që ta zgjedhim në formën më të mirë të mundshme, pa e politizuar, pa e polarizuar, pa e paragjykuar, pa hipoteka dhe pa përgjithësime, por me qetësi, profesionalizëm e eksperiencë të japin kontributin për këtë temë .
 Në këtë drejtim sigurisht që mundet të marrim shumë nga përvoja e shumë shteteve evropiane që aplikimin e lëndës fetare nëpër shkollat publike e kan kryer dekada para nesh. Por edhe nga shtetet në rajon, Bosnja, Kroacia, Maqedonia e tjera, ku kjo çështje është zgjidhur dhe funksionin mirë.
Nuk shoh as një arsye që dikush të ketë frikë nga mësimi i fesë në kuadër të sistemit publik, se, sa më të arsimuar që të jemi, aq më të kulturuar, aq më të integruar, aq më tolerant, aq më objektiv, e aq më të dashur e më të respektuar do jemi.  
Unë mendoi se e ardhmja e një kombi varet në rinin e tije, arsimimin, edukimin e tij. Çdo shoqëri e cila dëshiron të siguroi të ardhmen më të mirë, duhet që rininë krahas arsimimit të pajisë edhe me edukatë të mirëfilltë fetare.
S’ka dyshim se Konferenca e sotme, do jetë një kontribut i çmueshëm për këtë çështje, aq më parë kur këtu do të paraqesin kontributet dhe përvojat e tyre ekspert nga vendet e ndryshme duke u nisur nga ShBA-të, pastaj Austria si dhe nga vendet për rreth nesh. Të nderuar më lejoni që tu uroj sukses në punën tuaj  në këtë konferencë duke çmuar lartë kontributin tuaj.
Në fund më lejon që të shpall të hapur këtë konferencë!
Suksese!


Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava

Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Fjala e Myftiut Naim ef. Tërnava në promovimin e tri veprave të tij

I nderuari reis i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetahu, I n…