Prishtinë, 22 dhjetor 2015
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, shpallë:
Konkurs
Për plotësimin e këtyre vendeve të punës në Konviktin e vajzave në Prishtinë:
1. Përgjegjëse e konviktit (1),
2. Edukatore në konvikt (3),
3. Kuzhiniere (1)
4. Ndihmës kuzhiniere (1),
5. Mirëmbajtëse të pastërtisë (2),
6. Shtëpiak dhe furnizues për nxehje (1).
Kandidatet e interesuara duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Për vendin e punës nën 1: të ketë të kryer Medresenë dhe fakultetin, (përparësi kanë me FSI), të ketë tri vite përvojë pune në BI.
Për vendin e punës nën 2: të ketë të kryer Medresenë dhe fakultetin (përparësi kanë me FSI), dhe dy vite përvojë pune në BI.
Për vendin e punës nën 3: Të ketë kualifikimin e lartë profesional të gjellëbërësit dhe tri vite përvojë pune në profesion.
Për vendin e punës nën 4: Të posedojë kualifikim për gjellëbërës dhe dy vite përvojë pune në profesion, e në mungesë edhe pa përvojë.
Për vendin e punës nën 5: Të ketë së paku arsimimin fillorë
Për vendin e punës nën 6: Të posedojë kualifikim superior dhe të ketë tri vite përvojë pune në punë të ngjashme
Kandidatët e interesuar, kërkesës për punësim, duhet bashkangjitur këto dokumente:
– Diplomën e shkollës së mesme dhe të fakultetit,
– Vërtetim për përvojën e punës,
– Certifikatën e lindjes,
– Certifikatën e mjekut,
– Certifikatën se nuk është nën hetime,
– CV-të me të dhëna personale.
Vërejtje:
Përshkrimi i vendeve të punës- të drejtat dhe obligimet- do të bëhet pasi që kandidatët të pranohen në punë.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.
Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga dita e publikimit të tij.
Dokumentet e kompletuara dorëzohen në sekretarinë e Kryesisë së BI-së (Rr. “Bajram Kelmendi”, nr. 84, 10 000 PRISHTINË.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.