Prishtinë, 12 mars, 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, vizitoi Gjakovën, ku u prit nga kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, me të cilën, përveç tjerash, myftiu Tërnava diskutoi rreth mënyrave të bashkëpunimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore në Gjakovë.

Fillimisht, myftiu Tërnava ka përgëzuar kryetaren për punën e deritanishme, si dhe ka potencuar rëndësinë që paraqet femra shqiptare në proceset vendimmarrëse. “Ju jeni shembulli më i mirë për të demonstruar se pozita për femrën nuk dhurohet, por fitohet me angazhim dhe kontribut të çmuar në shoqëri. Bashkësia Islame e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë me Komunën e Gjakovës për avancimin e projekteve që kanë të bëjnë me trashëgiminë fetare dhe kulturore, objektet e të cilave janë të shumta në komunën e Gjakovës”, tha ndër të tjera myftiu Naim ef. Tërnava.
Nga ana tjetër, kryetarja Mimoza Kusari-Lila e vlerësoi si të frytshëm bashkëpunimin me Bashkësinë Islame në Gjakovë, dhe u shpreh e kënaqur që m’u në ditën e vizitës së myftiut Tërnava, në Komunën e Gjakovës po fillojnë edhe punimet për restaurimin e Medresesë së Vogël dhe të bibliotekës në Xhaminë e “Hadumit”, objekte këto të dëmtuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Pas takimit, kryetarja Kusari-Lila dhe myftiu Naim ef. Tërnava i janë bashkangjitur takimit të përbashkët me përfaqësuesit e Drejtorisë së Vakfëve, që veprojnë në kuadër të Qeverisë turke, e që në Gjakovë kishin ardhur që, në mënyrë solemne, të shënojnë fillimin e punimeve për dy objektet e lartcekura.
Në fjalën e saj para besimtarëve dhe të pranishmëve, kryetarja Mimoza Kusari-Lila falënderoi Qeverinë turke për angazhimin dhe mundësinë që Gjakovës t’i kthehen objektet e trashëgimisë kulturore. “Sot, e në vazhdim, komuna e Gjakovës po ndien frytet e takimeve tona të vazhdueshme për të kontribuar në restaurimin e objekteve fetare të trashëgimisë kulturore në komunën e Gjakovës, si në ndërtimin e bibliotekës, të Medresesë së Vogël, e radhazi, njëra pas tjetrës, të xhamive që gjenden në Gjakovë. Me respekt të veçantë ju falënderoj për faktin që realizimin e projekteve po e filloni në komunën e Gjakovës”, tha Kusari-Lila, duke shtuar se në Gjakovë ka shumë objekte të trashëgimisë kulturore që i përkasin periudhës osmane, e që kanë nevojë për kujdes meritor e profesional.
Nga ana e tjetër, përfaqësuesi i delegacionit turk, Suad Faruk Giraj, ka thënë se është i kënaqur që filluam me projektet në Gjakovë, për t’i dalë zot vlerave kulturore e fetare. “Respekt për kryetaren Kusari-Lila, e cila me kohë na ofroi bashkëpunim, dhe ka përgatitur gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të filluar menjëherë punën”, ka thënë Suad Faruk Giraj.
Për rëndësinë e realizimit të projekteve në fjalë ka folur edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, z. Skender Boshtraj, i cili ka vlerësuar lart mbështetjen e shtetit turk për renovimin e objekteve historike kulturore e fetare në Kosovë.
Ndërsa, myftiu Naim ef. Tërnava tha se Drejtoria e Vakëfeve e Turqisë po nis aktivitetin e saj investues në fushën e trashëgimisë kulturore në Gjakovë, qytet ky që ka një pasuri të konsiderueshme e me vlera të trashëgimisë kulturore. Përveç kësaj Myftiu tha se Gjakova është një vend që ka dhënë shumë edhe për fenë e edhe për atdheun.{gallery}kkgjkv315{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…