Prishtinë, 12 mars, 2015
Myftiu i Kosoëvs, Naim ef. Tërnava, prit kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashin, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin që ka Bashkësia Islame e Kosovës me Komuann e Obiliqit.

Myftiu Tërnava përgëzoi kryetarin Gashin për punën që ka bërë në Obiliq, ku veçoi edhe bashkëpunim e shkëlqyeshëm me Këshillin e Bashkësisë Islame. “Ju edhe praktikisht keni dëshmuar që jeni në shërbim të qytetarëve tuaj, me kujdes e kemi përcjellur bashkëpunim që keni me Këshillin e BI-së, për çka ju përgëzoj”, tha Myftiu i Kosovës.
Ndërsa, nga ana e tij, kryetari Gashi e falënderoi Myftiun për pritjen, duke shtuar se këtë vit ka ndërmarrë një nismë për rregullimin e infrastrukturës së objekteve fetare, nismë kjo që lehtëson funksionim normal të këtyre objekteve, si dhe e bën më të lehtë qasjen për qytetarët.
Në takim qe edhe kryetari i KBI-së së Obiliqit, Behaf ef. Mjekiqi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…