Kryeministri Mustafa priti Myftiun e Kosovës Naim ef. Tërnava Prishtinë, 13 mars, 2015Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot është pritur nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa, të cilin e ka përgëzuar për detyrën e re, duke i ofroi bashkëpunimin e Bashkësisë Islame për Qeverinë e Kosovës. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e informoi myftiun Tërnava për prioritetet e Qeverisë, fokusimin për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e proceseve të gjithmbarshme në Republikën e Kosovës. Kryeministri vlerësoi rolin konstruktiv të komuniteteve fetare në Kosovë, në proceset demokratizuese, si dhe për tolerancën ndërfetare që e ka karakterizuar gjithmonë Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për bashkëpunim në avancimin e mëtutjeshëm të proceseve.