Prishtinë, më 7 gusht 2023

Në vazhdën e organizimeve të takimeve me bashkatdhetarët, të cilat tashmë po bëhen tradicionale, Këshilli i BI-së së Gjakovës organizoi takim, në të cilin përveç bashkatdhetarëve nga vende të ndryshme të diasporës, mori pjesë edhe drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica.

Ai në fjalën e tij përshëndetëse u uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve, duke i falënderuar kështu për kontributin e tyre që janë duke e dhënë qoftë në vendet ku ata jetojnë, por edhe për vendin tonë në përgjithësi, e për Bashkësinë Islame në veçanti. Ai tha se ne si Bashkësi Islame mbesim të përkushtuar që të jemi pranë diasporës sonë sa herë që ata të kenë nevojë, ngase vetëm të bashkuar mund të arrijmë edhe më shumë.

Kryetari i Këshillit të BI-së së Gjakovës, Valon ef. Myrta, tha se takimet e tilla janë tejet të mirëseardhura për t’u njohur mes vete, por edhe për të shkëmbyer përvojat dhe mësimet nga njëri-tjetri. Ai foli në pika të shkurtra edhe rreth ecurive të punëve në Këshillin e BI-së së Gjakovës, e për çka falënderoi edhe bashkatdhetarët për ndihmat e pakursyera që i kanë dhënë për këtë Këshill.

Në emër të bashkatdhetarëve, foli imami Enis ef. Hoxha, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përshëndeti takimet e tilla dhe falënderoi organizatorët për këtë organizim.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…