Prishtinë, më 6 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot për urime kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të rajonit të Gorës, Miralem ef. Misinin, i cili shoqërohej nga administrata e këtij Këshilli dhe nga një pjesë e imamëve.

Në këtë takim, kryetari i Këshillit të BI-së së rajonit të Gorës, Miralem ef. Misini, uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai me këtë rast, e falënderoi Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për imamët e rajonit të Gorës.

Njëherësh, kryetari Misini, e informoi Myftiun Tërnava me atë se, vetëm Këshilli i BI-së së rajonit të Gorës nuk i është nënshtruar presionit të vazhdueshëm nga Serbia për t’iu bashkëngjitur organeve paralele, të cilat punojnë e veprojnë në rajonin e Gorës.

Nga ana e tij, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi kryetarin Misini për urimet, si dhe vlerësoi lart punën dhe angazhimin e imamëve goranë. Myftiu Tërnava kërkoi nga kryetari Misini dhe nga imamët punë të mëtutjeshme në atdheun tonë të përbashkët, për ta çuar në vend amanetin, të cilin e kemi marrë mbi supet tona, pra atë të mirëqenies së besimtarëve tanë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…