Prishtinë, më 6 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim imamin dhe sekretarin e Qendrës Shqiptare Islame Kulturore në Nju Jork, Ferid ef. Bedrollin.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava, shfrytëzoi rastin që të njoh mysafirin me ecurinë e punëve dhe zhvillimeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të kenë edhe më tutje bashkëpunim në të gjitha fushat me rëndësi për besimtarët myslimanë.

Nga ana e tij, imami Bedrolli, fillimisht e uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar suksese në këtë detyrë. Ai më pas falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë, e në veçanti me Qendrën Shqiptare Islame Kulturore në Nju Jork.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …