Prishtinë, 24 maj 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef.Tërnava, në ambientet e Medresesë Alauddin takoi sot kryetarët, kryeimamët, sekretarët dhe arkëtarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
Ky takimin e përbashkët, tashmë tradicional, në prag të muajit të Ramazanit, organizohet me qëllim shprehjen e gatishmërisë të të qenurit me ta gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, duke ofruar asistencë në realizimin e aktiviteteve të ndryshme fetare e kulturore, si shenjë e bashkëpunimit dhe kooperimit të ndërsjellë për mbarëvajtjen e punëve të përbashkëta në nivel hierarkie institucionale.
Me këtë rast Myftiu Tërnava ua rikujtoi të pranishmëve se këtë detyrë e kemi amanet nga Zoti dhe se ne bartim përgjegjësi para Tij dhe para xhematit.
Ai në vazhdim kërkoi nga Këshillat vendorë që vazhdojë disiplina dhe korrektësia si dhe bashkëpunimin në punë,si dhe shprehën urimet dhe përgëzimet për të gjithë të pranishmit (e nëpërmes tyre edhe tek imamët tjerë dhe xhemati në përgjithësi), në vigjilje të këtij muaji të bekuar të Ramazanit.
-
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… -
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…