Në iftarin e shtruar mbrëmë, 6 gusht, nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kryeministri i vendit z. Hashim Thaçi, që shoqërohej nga ministrat Mahir Jakxhilar e Ferid Agani, pastaj drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, komandanti i FSK, Gjeneral Kadri Kastrati, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësueset të spektrit politikë si dhe shumë personalitete nga jeta akademike, kulturore, imamë të Prishtinës e rrethinës, artist, gazetar e shumë të ftuar të tjerë.

 

{jathumbnail}Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Bahri Sejdiu, pasi i përshëndeti të pranishmit tha se ky iftar është iftar i bashkimit, respektit e unitet tonë.
Ndërsa, Myftiu Tërnava në fjalën e tij përshëndetëse një pjesë të saj ia kushtoj vlerës që ka muaji i madhërishëm i Ramazanit, për çka tha: “Muaji i Ramazanit është muaj i Kuranit, muaj në të cilin i madh Zot e zbriti kryemrekullinë hyjnore-Kuranin Famëlartë. Në këtë muaj siç dihet kanë ndodhur ngjarje të mëdha me rëndësi të veçanta, siç është Beteja e Bedrit -ku besimtarët triumfuan ndaj jobesimtarëve, pastaj është Nata e Kadrit në të cilën Zoti e zbriti Kuranin. Në këtë muaj ka ndodhur çlirimi i Mekës etj, të gjitha këto e kthyen për së mbari historinë e ndritshme islame që ndikoj në tërë botën”.
Më tutje Myftiu u ndal edhe te angazhimet që duhet t’i ketë shoqëria jonë në raport me fenë e vendin për se u shpreh: “Edhe ne në Kosovë, duhet dhe ju ftoj që të angazhohemi edhe më shumë që të ruajmë vlerat tona tradicionale islame, të angazhohemi për avancimin e çdo gjejë që është e mirë, të punojmë për fenë tonë, të punojmë për kombin tonë, të punojmë për Kosovën tonë, ku i madhi Zot na ka krijuar dhe neve na ka obliguar që ne të punojmë këtu. E kemi për obligim që të ta forcojmë identitetin fetar te kombi ynë dhe e kemi obligim që të punojmë e ta forcojmë shtetin tonë për krijimin e të cilit u flijuan shumë bashkëkombës tanë”.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …