Mbrëmë më 5 gusht, me rastin e natës së 17 të Ramazanit, respektivisht në kujtim të fitores në Betejën e Bedrit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, shtroi iftar për udhëheqësit e Këshillave të BI dhe nëpunësit e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Si tradicionalisht, Myftiu iftarin e shtroi në restorantin e Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës ku qenë të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës.

 

{jathumbnail}Duke iu drejtuar të pranishmëve në iftar Myftiu fillimisht tha: “Të nderuar vëllezër! Ju përshëndes të gjithë  dhe ju falënderoj për pranin tuaj  këtu në këtë natë të madhe. Ky iftar është tradicional, i cili shtrohet  nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në Natën e Bedrit, Natën e fitoreve, Natën e hapjes së  hapës faqes së re në historinë islam, në natën kur fiton e drejta ndaj të padrejtës, në natën kur drita  mundi errësirën.
Andaj në këtë Natë të madhe ne sot jemi tubuar rreth sofrës së Allahut që të motivohemi nga ky iftar , të përkrahim njëri-tjetrin në misionin tonë në çuarjen në vend të  amanetin tonë që e kemi marrë nga i madhi Zot xh.sh. dhe nga Resulullahu s.a.”
Ndërsa duke folur për përgjegjësinë që kemi si institucion e si zyrtar e imamë, myftiu Tërnava, tha:”Të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi së pari ndaj vetës, ndaj familjes, ndaj xhematit dhe ndaj popullatës së këtij vendi ku Zoti na ka krijuar dhe na ka bërë përgjegjës  për të bart mbi supet tona, misionin që  na ka besuar i madhi Zot.Duke ju uruar shëndet ju e xhematit tuaj, edhe një herë ua rikujtojë  që të jeni sa më afër xhematit, sa më afër besimtarëve tanë, në çdo rast, e çdo mundësi. Ne kemi një xhematë të mrekullueshëm dhe ne duhet që të jemi me xhematë”.

Myftiu  tw pranishmwve iu tha: “Kam nderin që në këtë Natë të madhe  t’ju njoftoj që më 24 shtator do të vëmë gurthemelin e Xhamisë së madhe në Prishtinë.  Me këtë rast ju ftoj të gjithëve që të jeni të pranishëm. Po ashtu kërkoj nga ju që të kontribuoni në xhamat që të ndihmojnë financiarisht për ndërtimin e xhamisë.
Këtë e kemi obligim, këtë e kemi detyrë, këtë e kemi prioritet të parë dhe jam i bindur që do t’ia dalim me sukses. Ne për kontributet për xhaminë së shpejti do ti bëjmë publike edhe llogaritrrjedhëse ku mund të kontribuojnë të gjithë qytetarët tanë kudo qofshin ata”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…