Prishtinë, 10 gusht 2012
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot pasdite zëvendës kryeministrin e Turqisë, Bekir Bozdag, me të cilin bisedoj për bashkërendim të punëve përkitazi me ruajtjen, trajtimin dhe restaurimin e objekteve fetare islame që kanë vlerën e monumenteve e që i përkasin Periudhës Osmane.

{jathumbnail}Myftiu Tërnava e falënderoj edhe kësaj radhe zëvendës kryeministrin turk për ndihmën, mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit dhe popullit turk në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova.

Myfti Tërnava, po ashtu e falënderoj qeverinë turke e cila përmes TIKA-së ka realizuar një sërë projektesh në restaurimin e objekteve monumentale të trashëgimisë islame.

Ndërsa zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag, pasi e falënderoj Myftiun për pritjen tha:  “Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj në të gjitha fushat e shtetndërtimit, ne e shohim me admirim përparimin që keni bërë në çdo fushë. Për këtë, më së miri flet, procesi i përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, çka paraqet një moment të veçantë për Kosovën.  Turqia edhe në të ardhmen pa asnjë rezervë do e përkrah Kosovën në të gjitha fushat, dhe në çdo institucion e mekanizëm ndërkombëtarë.”
Ndërsa, përkitazi me projektet e TIKA-së për restaurimin e monumenteve të trashëgimisë islame, zëvendës kryeministri turk tha se Turqia në bashkëpunim  me institucionet e Kosovës do të ndihmoj në trajtimin adekuat të objekteve  kulturore. Objektet e tilla janë urëlidhëse në mes dy popujve që i bashkon e kaluara.

Myftiu Tërnava e njohu mysafirin turk edhe me projektet tjera të Bashkësisë Islame, si ndërtimin e Xhamisë së Madhe, pastaj hartimin e Monografisë për xhamitë e Kosovës, si dhe atë për mbishkrimet orientale, etj.
 Myftiu Tërnava theksoi se realizimi i këtyre projekteve ka rëndësi të veçantë, ngase po bëhen për të parën herë në Kosovë, dhe kjo tregon më së miri kujdesin për ruajtjen dhe trajtimin e trashëgimisë kulturore islame.
Në fund të takimit dy bashkëbiseduesit shkëmbyen nga një dhuratë. Myftiu Tërnava mysafirit turk i dha një pikturë me motive të Kullës shqiptare si shenjë e rezistencës së popullit tonë ndër vite.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …