Prishtinë, 17 nëntor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava priti në takim shefin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadorin Jan Braathu.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi ambasadorit postin e tij të ri në krye të misionit të OSBE-së në Kosovë organizatë kjo me të  cilën Bashkësia Islame e Kosovës ka pasur  vazhdimisht raporte të mira dhe korrekte sidomos në fushën e dialogut ndërfetar në Kosovë.

Myftiu njoftoi ambasadorin me zhvillimet e jetës fetare në vend dhe me sfidat e së ardhmes me theksë  të veçantë mbi ligjin për rregullimin e statusit juridik të bashkësive fetare.
Nga ana e tij ambasadori Jaan Braathu falenderoi myftiun për pritjen dhe  kontributin e Bashkësisë Islame  në projektet e përbashkta të realizuara përgjatë viteve të kaluara. “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”- tha ambasadori Braathu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…