Reagim: MD nuk ndërhyn në punët tona, imamët dhe literatura janë caktuar për ligjërata në burgje Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Sot nëpër disa portale është shpërndarë një lajm i pavërtetë i plasuar nga televizioni Tribuna-Chanel, se gjoja Bashkësia Islame e Kosovës, së shpejti do ta nënshkruajë një Memorandum me Ministrinë e Drejtësisë për caktimin e imamëve dhe për përzgjedhjen e ligjëratave të tyre nëpër Kosovë, me qëllim të parandalimit të ekstremizmit dhe radikalizmit. E vërteta është krejtësisht ndryshe, sepse këtu bëhet fjalë për caktimin e Imamëve nga ana e BIK-ut, për të ligjëruar nëpër burgje dhe nëpër Shtëpitë korrektuese në 10 Qendra të Kosovës, dhe atë me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Drejtorisë së Burgjeve. Me këtë rast do të bëhet edhe verifikimi i literaturës fetare, e cila momentalisht gjendet nëpër burgje dhe përmbajtja e tyre. Pra nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërhyrje në punët e brendshme të BIK-ut nga ana e askujt sepse kjo punë është çështje Jona e brendshme, e cila është e rregulluar me Kushtetutën e BIK-ut dhe Rregulloret e punës në fuqi. Shpresoj që gazetarët tanë dhe portalet e Kosovës të mos bien pre e këtyre dezinformatave të plasuara nga media dhe portale, të cilat siç duket qëllim të vetëm kanë jo informimin e drejtë por dezinformimin e opinionit dhe natyrisht mundësinë e klikimeve të shumta që u sjellin përfitime të majme. Me respekt, Sabri Bajgora Kryeimam i BIK-ut