Prishtinë, 17 nëntor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, mr.Naim ef. Tërnava, sot priti ambasadorin Fayez Mishari Al Jasim, ambasador jorezident i shtetit të Kuvajtit.

Myftiu Tërnava pasi i shpreu mirëseardhje ambasadorit Al Jasim, e njoftoi me punën e BIRK-ut dhe organizimin e jetës fetare në Kosovë, dhe njëherit e çmoi lart marrëdhënien mes dy vendeve mike, me ç’rast e falënderoi për ndihmën e shtetit të Kuvajtit  dhe popullit kuvajtian dhënë Kosovës në kohët më  të vështira.

Nga ana e tij ambasadori Al Jasim falënderoi Myftiun edhe për mikpritjen dhe për bashkëpunimin serioz në realizimin e disa projekteve në ngritjen e infrastrukturës së BIK-ut, dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…