Prishtinë, 17 nëntor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava priti në takim shefin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadorin Jan Braathu.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi ambasadorit postin e tij të ri në krye të misionit të OSBE-së në Kosovë organizatë kjo me të cilën Bashkësia Islame e Kosovës ka pasur vazhdimisht raporte të mira dhe korrekte sidomos në fushën e dialogut ndërfetar në Kosovë.
Myftiu njoftoi ambasadorin me zhvillimet e jetës fetare në vend dhe me sfidat e së ardhmes me theksë të veçantë mbi ligjin për rregullimin e statusit juridik të bashkësive fetare.
Nga ana e tij ambasadori Jaan Braathu falenderoi myftiun për pritjen dhe kontributin e Bashkësisë Islame në projektet e përbashkta të realizuara përgjatë viteve të kaluara. “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”- tha ambasadori Braathu.