/Intervistë e Myftiu të Kosovës, Mr. Naim Tërnava për Gazetën Jeta në Kosovë/
GJNK: Ju jeni qe dy mandate në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, cilat sipas jush janë rezultatet kryesore të arritura gjatë mandateve tuaja?
Myftiu Tërnava: Po, unë jam në krye të BIK që dy mandate. Rezultatet e BIK në këtë periudhë janë të mëdha, janë evidente e të prekshme. Kur them këtë kam parasysh faktin që gjatë kësaj periudhe është bërë konsolidimi i infrastrukturës së BIK, respektivisht janë rindërtuar xhamitë e shkatërruara gjatë luftës, mbi 200 xhami, janë rindërtuar Selitë e Këshillave, janë ndërtuar xhamia të reja në vendet ku ka pasuar nevojë, është ngritur godina e re e FSI, objekti ri i Medresesë në Prizren dhe në Gjilan, është hapur Instituti i Hifzit në Gjakove dhe funksionon prej vitesh, pastaj dhe ne Prizren këtë vit ka përfunduar objekti i ri i Institutit së Hifzit. Në qershor të këtij viti kemi filluar ndërtimin e konvikti për vajza te Medreseja në Prishtine si dhe tani janë në ndërtim e sipër një numër i konsiderueshëm i objekteve të vakëfit në disa qendra të Kosovës si në Rahovec, Malishevë , Shtime etj . Po ashtu, të arritura të BIK janë evidente edhe në fushat tjera si në arsimim, në edukim, në fushën e botimeve etj
GJNK: Gjatë kësaj kohe, a ka arritur BIK-u të jetë përfaqësuesi i vetëm i Komunitetit Mysliman në Kosovë?
Myftiu Tërnava: Po, BIK ka qene dhe është përfaqësuese e vetme e besimtarëve islam në Kosovë. BIK është e konsoliduar si në rrafshin horizontal ashtu edhe në atë vertikal, ka institucionet e saja dhe forumet e saj që burojnë nga xhemati e besimtarët.
GJNK: Ka zëra që në Kosovë janë duke u përhapur rryma më radikale të islamit. Sipas jush, a qëndron kjo dhe cfarë ka bërë BIK që të ndalojë përhapjen e tyre?
Myftiu Tërnava: Zëra ka për gjithçka, por faktet e argumente jo, nuk di në çka pretendoni, por mund të them se edhe Kosova nuk është imune ndaj ndikimeve globale si për të mirë ashtu edhe për të keq. Jetojmë në kohën e globalizmit, mund të ketë diku ndonjë zë më të veçantë, por në përgjithësi në Kosove dhe në rajon nuk mund të themi se ka ndonjë qasje e frymë radikale, mund të kenë mendime të ndryshme dhe qasje te tjeter të të kuptuarit dhe praktikimit, po kjo nuk i bën ata ekstremist e radikalist, se po spekulohet shumë me këto terma dhe kanë bërë që këto të nënkuptohen si sinonime të terrorizmit. Nuk besoj se ka të tillë në Kosovë, siç po mundohet t’i mvishet Kosovës nga qarqe të ndryshme e aq më pak në strukturat drejtuese të BIK apo në institucionet e saja.
GJNK: Vite më parë ju i keni kërkuar publikisht llogari Qeverisë dhe i keni bërë thirrje që ti kontrollojë kufijtë se mund të hyjin ekstremistët. Tash së fundi keni deklaruar që nuk ka vehabistë në Kosovë, pse ky ndërrim i qëndrimit?
Myftiu Tërnava: Jo, nuk ka ndërrim qëndrimesh, atëherë jam pyetur për mundësin e depërtimit të ekstremistëve në Kosovë, u kam thënë le të merret qeveria me këtë punë t’i ruaj kufijtë e vendit edhe sot qëndrojë pas kësaj, është obligim kushtetues i qeverisë që të kujdeset për sigurinë kombëtare e shtetërore. Ndërsa tani pyesni a ka vehabi në BIK, a po e marrin vehabit BIK, a rrezikohet Kosova nga vehabit u kam thënë jo, dhe kështu është e vërteta, ju mund të shihni , të verifikoni si gazetari kush janë njerëzit që udhëheqin me BIK dhe institucionet e saj, të gjithë janë shtetas të Kosovës, bije të këtij populli të dëshmuar në çdo aspekt të përkushtuar për punë, për BIK e për vendin. Ndërsa mund të them me shumë përgjegjësi se ndaj BIK-ut dhe meje si Myfti tash e sa kohë udhëhiqet një fushat denigruese e bazuar në shpifje e sajesa të pa qena, madje në këtë rrafsh nuk kursehen as akuzat për ekstremizëm, vehabizëm e terrorizëm, që një grup karrieristë i përdore si arme për të dëmtuar imazhin e BIK vetëm se për të arritur qëllimet e tyre. Kanë ngjitur, akuza, shpifje e sajesa por kurrë nuk kanë dhënë asnjë agrumet të vetëm, me këtë jo që i kanë bërë dëm myftiut, e BIK por i kanë bërë dëm e vazhdojnë ti bëjnë dëm edhe vendit dhe proceseve nëpër të cilat po kalojmë.
Ne jemi kursyer nga debati me ta për të vetmin shkak, nuk kemi dashtë të biem në nivelin e tyre, e fatkeqësia më e madhe në tërë këtë fushatë është se kësaj i prin njerëz që janë pjesë apo ata që kanë qenë pjesë e BIK dhe e bëjnë në emër të fesë për qëllim karrieriste.
GJNK: Cilën rrymë të islamit është duke e ndjekur BIK-u?
Myftiu Tërnava: BIK-u nuk ka të bëjë me te rryma të caktuara, BIK është institucion fetar që udhëheq me myslimanët e këtij vendit. BIK edhe me Kushtetutë e ka të normuar në mënyrë të qartë se myslimanët e Kosovës i përkasin medhhebit Hanefi per nga aspekti juridik dhe Ehli Sunetit nga aspekti i besimit – Akaidit dhe këtë e praktikon në shkollim, në predikim nëpër institucionet e saj. Të gjithë të punësuarit në BIK janë të obliguar që ta praktikojnë dhe promovojnë medhhebin Hanefi dhe besimin e Ehli Sunetit që te ne është tash e më shumë se 500 vjet.
GJNK: A është islami politik në Kosovë?
Myftiu Tërnava: Jo, islami askund në botë nuk është politik, islami është fe, është besim, është lidhje mes njeriut dhe Krijuesit, ndërsa ka individ që fenë mundohet ta përdorin edhe për qëllime politike.
GJNK: Mandati juaj aktual po përfundon, a po e synoni edhe një mandat në BIK?
Myftiu Tërnava: Po, mandati im i dytë është krejt në fund, se a do të kandidoj ende nuk kam marrë ndonjë qëndrim, por kjo edhe nuk varet vetëm nga unë, për të kandiduar ka një procedurë që duhet respektuar e ndjekur.
GJNK: A do të ketë zgjedhje për Myfti, apo pas ndryshimeve kushtetues, vetëm do të vazhdohet mandati juaj?
Myftiu Tërnava: A do këtë zgjedhje?!!!!! Ju garantojë që do ketë zgjedhje, do ketë hapësirë për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet me qenë në krye të besimtarëve të këtij vendi, do ketë kushte të barabarta, por nuk do ketë favore e zgjidhje të imponuar, nuk do ketë zgjidhje në tavolinë. Ditëve të fundit është spekuluar që është përjashtuar ky e ai, jo nuk është përjashtuar askush deri më tash, shpallen zgjedhjet, është proceduara, janë kushtet le të urdhërojnë, unë njoh dhe pranoj çdo vendim që sjell Trupi zgjedhor i BIK. Në jetën time kam qenë dhe mbetem i përkushtuar në respektimin e institucioneve e forumeve. Ndërsa ata që bëjnë zhurmë kanë qëllime anarkiste, duan me çdo kusht që të zaptojnë institucion e BIK-ut, pa zgjidhur mjete e metodë, pa respektuar procedura e forume, me sharje, akuza e sajesa gjithnjë duke shpifur, akuzuar pa asnjë bazë, duke shantazhuar, duke përdorë gjuhë të urrejtjes e gjuhë të kontaminuar. Ju lutem shihni, analizoni gjuhën e tyre, do shihni nivelin e tyre, shihni veprimet e tyre do shihni qëllimet e tyre.
GJNK: Çfarë dallimesh keni me Xhabir Hamitin?
Myftiu Tërnava: Unë përfaqësoj veten time, parimet e mija mbi të cilat veproj, nuk jam dhe nuk kam qenë në garë me askënd, jam i edukuar të respektoj, të çmoj, të dëgjoj e të vështroj me kujdes.
GJNK: Nëse do te jeni sërish Myfti i BIK-ut çfarë do të bënit më shumë me BIK-un?
Myftiu Tërnava: Nëse marr besimin përsëri do të angazhohem që të jem në shërbim të besimtarëve, të Bashkësisë Islame të Kosovë dhe të vendit tim-Kosovës, por një po ju them nëse nuk marr besimin me as një çmim nuk do te shantazhoj e shpif ndaj institucionit e kolegëve për qëllime e motive karrieriste.
Para vetës këmi shumë punë, shumë projekte e shumë sfida e probleme që duan zgjidhje, por zgjidhja e tyre vie me përkushtim, punë e urtësi.
GJNK: Ka raportime të vërtetuara se shqiptarët nga Kosova po shkojnë në Siri, a është në rregull një gjë e tillë sipas jush?
Myftiu Tërnava: Ne, përkrahim luftën çlirimtare në Siri, por nuk mendoj që duhet të jemi pjesëmarrës në të, aq më tepër kur atje luftohet në shumë fronte, pastaj ne edhe si popull, por edhe si shtet nuk kemi kapacitet që të japim drejtim luftës së Sirisë. Nëse duhet ndihmuar Sirinë këtë do e bëjnë institucionet e shtetit, p.sh. Shqipëria është anëtare e NATO-së, jep kontributin e saj në kuadër të NATO-së, apo nëse e shohin të udhës faktorët ndërkombëtarë legalisht ftojnë FSK-në. I ftoj të gjitha të rinjtë që të jenë të kujdesëm çfarë rrugë marrin, e mos të jene pjesë e grupeve që nuk dihen në agjendë të kujt janë.
GJNK: A ka BIK informata se si po organizohet shkuarja në Siri dhe kush po i fton ata?
Myftiu Tërnava: Jo, BIK nuk posedon asnjë informatë apo të dhënë se kush i organizon apo i fton të rinjtë tanë që të shkojnë në Siri. Madje për këtë asnjëherë nuk ka ardhur kush te ne për të pyetur apo për tu këshilluar me ne .
GJNK: Cili është komenti juaj për deklarimet e djalit tuaj në “Facebook” se është i gatshëm të luftoi në Siri?
Myftiu Tërnava: Është një postim i nje te riut adoleshent , me te cilin nuk mendoj se ja vlene duhet te mirrem une si Myfti aq më shume kur bëhet fjalë për Facebook.
GJNK: Cili është raporti juaj me PD-në, dhe cili me LISBA-në?
Myftiu Tërnava: Unë si Myfti dhe BIK me të gjitha partitë politike në vend kemi një raport normal e korrekt, kështu që edhe me këto dy partitë që i përmendet ju kemi raporte si me te gjitha partitë tjera.
GJNK: Ligji për Liritë Fetare i miratuar vite më parë, që nga viti 2008 është nën procesin e ri-draftimit, cili është roli që BIK ka luajtur në këtë proces ri-draftimi, cfarë ndryshimesh dhe plotësimesh i ka propozuar BIK?
Myftiu Tërnava: Ne si BIK prej kohësh kemi kërkuar miratimin e Ligjit për bashkësitë fetare, ligji siç e thatë ju është në ri-draftim, ne kemi marr pjesë në përgatitej e ligjit, përfaqësuesit tanë kanë dhënë kontributin e tyre,i kemi bere vërejtjet e sugjerimet por ligji ende nuk është miratuar.
GJNK: Cila është sipas jush zgjidhja e çështjes së statusit juridik të bashkësive fetare?
Myftiu Tërnava: Ne, bashkësitë fetare qe nga paslufta nuk kemi ligj që përcakton statusin juridik, dhe kjo na ka demtuar shume qe 14 vite me rradhe, kujtoj që pozita jonë – e bashkësive fetare duhet që të zgjidhet sipas përvojave më të mira të vendeve të BE-së.
GJNK: Në ligjin aktual janë vetëm pesë bashkësi fetare të pranuara, a jeni pro që ky numër të ndryshojë, duke zvogëluar numrin minimal të anëtarëve të bashkësisë fetare, si kusht për njohjen e bashkësisë?
Myftiu Tërnava: Shihni Kosova ka tri bashkësi fetare tradicionale, islame , katolike dhe ortodokse si dhe tash pas luftë janë paraqitur edhe fraksione fetare që tek ne mundohen ti paraqesin si fe të veçanta.
GJNK: Cili është komenti juaj për kritikët që masteri juaj është plagjiaturë e magjistraturës së z. Zija Abdullahu?
Myftiu Tërnava: Shpifje ordinere e orkestruar për qëllime të ulta, shihni deri ku kanë arritur pretenduesit e karriges së Myftiut që me shpifjeve e akuza të pabaza ti hapin rrugë vetës. Madje për qëllim kanë fut në lojë edhe një Institut nga SHBA-të. Që nga studimet në Ez’har jam marr me shkencën e Akidaidit dhe kam të botuara një sërë veprash në këtë fushë si dhe shumë artikuj , e tani dalin pretendentet që shpifin për qëllim të ulta.
GJNK: Kur do të bëjë BIK publike raportet financiare të saj?
Myftiu Tërnava: Raporti financiar i BIK është publik, i miratuar nga kuvendi i BIK si organ kompetent, nuk kemi gjë për të fshehur, zhurmaxhinjtët mundohen që të bëjnë fushata me tema pa substancë e pa shije, për qëllime meskine.
GJNK: Sa është buxheti vjetor i Kryesisë së Bashkësisë Islame, sa janë shpenzimet dhe sa të hyrat, sa është buxheti i tërësishëm i BIK-ut, përfshirë këtu edhe buxhetet e këshillave lokal?
Myftiu Tërnava: Mund ta merrni raportin e miratuar nga Kuvendi dhe te shihni, ajo është publike, ndërsa sa i përket buxheteve të Këshillave aty janë mbi 28 këshilla nuk mund të dijë te gjitha.
GJNK: A ka Kryesia e BIK-ut xhirollogari jashtë vendit dhe nëse po, kush ka qasje ne të, dhe sa është vlera financiare e parave që ruhen atje?
Myftiu Tërnava: Jo, nuk ka.
GJNK: Sa është numri i xhamive që ka BIK-u?
Myftiu Tërnava: Kosova tani ka diku rreth 800 xhami.
GJNK: “Al Vaqful Islam” ndërton xhami në Kosovë, derisa nëpër botë është e dyshuar , në disa vende edhe e akuzuar për lidhje të forta me “AL Qaidan”. Pse i pranoni fondet për ndërtimin e xhamive nga një organizatë e dyshimtë?
Myftiu Tërnava: Al-Vakfi është shoqatë që vepron legalisht në Kosovë, që nga paslufta e këndej. Bashkëpunim ynë është legal, ka financuar ndërtim e disa xhamive dhe objekteve të tjera të ifnrastrukturës publike. Se a ka lidhje me al-Kaiden ne nuk kemi të dhëna, nuk veprohet me dyshime e spekulime, në momentin kur institucionet e sigurisë së vendit japin shenjë që kanë të dhënë për aktivitete jolegale të kësaj shoqate, BIK dhe unë nuk do bashkëpunojë me te.
GJNK: A jeni intervistuar ndonjëherë nga Prokuroria e Shtetit e Kosovës, pasi që ne posedojmë një dëshmi të dhënë në Prokurori nga ish-punëtori i Medresesë “Alaud-din”, Emin Behrami, i cili është intervistuar në kuadër të një hetimi penal për BIK-un?
Myftiu Tërnava: Jo , asnjëherë për asnje çështje nuk jam marrë në pyetje nga prokuroria , nuk di çfarë dëshmish keni ju?!
GJNK:Nëpër media, por edhe në portale të patundshmërive, ka dal një informacion se djali juaj, Haris Tërnava ka në shitje një pronë rrugës për Ferizaj. Si e ka përfituar këtë pronë djali juaj, i cili një vit më parë vetëm sa e ka kryer shkollën e mesme?
Myftiu Tërnava: Me përgjegjësi ju them që djali im, Harisi nuk posedon asnjë pronë, jo atje ku thoni ju po askund,per kete qe po ju them mund te bindeni dhe te hulumtoni dokumentet ne kadaster , prona në fjalë është e vëllezërve që i kanë kërkuar djalit ndihmë për ta shituar atë , pra djali u ka bë një shërbim migjallarëve kaq, edhe atë shërbim në portale !!!!!!!!.
GJNK: Sa anëtarë të familjes tuaj, duke përfshirë edhe kushërinjtë dhe dhëndurët (burrin e vajzës) janë punëtorë të BIK-ut, në cilat pozita punojnë ata dhe sa është paga e secilit prej tyre?
Myftiu Tërnava: As në Kryesi të Bashkësisë Islame të Kosovës as në Fakultetin e Studimeve Islame nuk ka asnjë te punesuar të familjes time, ka të tjerë që janë imam në Fushë- Kosovë e profesor në Medrese që jane punësuar me konkurs, ndërsa të ardhurat e tyre i realizojne në bazë rregulloreve për të ardhurat personale si të gjithë të punësuarit tjerë në BIK.
GJNK: Sa është paga juaj në BIK dhe a merrni, siç thuhet, mëditje, për çdo dalje jashtë territorit të Prishtinës- nëse po, sa është ajo mëditje?
Myftiu Tërnava: E kam thënë edhe në një medium tjetër rroga ime është 980 euro, për dalje në terren në Kosovë, jo unë por asnjë i punësuar në Kryesi nuk merr mëditje e as që ka marr, ndërsa po ju them që mëditja e Myftiut për qëndrim jasht shtetit është 20 euro.
GJNK: Cili është komenti juaj për skandalet seksuale që patën shpërthyer kohë më parë ne mes akuzave në mes të Emin Behramit, e shemsi Rrahimit si dhe tash në mes Emin Behramit dhe Fadil Hasanit- a jeni marr me këto raste të ndjeshme dhe cili ëhstë vlerësimi juaj: a ka dicka të vërtetë në deklarata e Behramit?
Myftiu Tërnava: Nuk, kam ndonjë koment të veçantë, kjo çështje është ngritur nga Emin Behrami para disa viteve. Ne në BIK, jemi marrë me të me seriozitetin më të madh. E kemi ftuar, e kemi ballafaquar me ata që ai i a akuzon nuk ka sjell asnjë dëshmi bindëse, pastaj Emini i është drejtuar Gjykatës, drejtësia merret në gjykata, me fakte e argumente le ta dëshmojnë atje. Por ai me kompaninë kanë zgjedhuar gazetat që me to si temë e ndieshme ta dëmtojnë BIK, e medresenë dhe të gjitha institucionet e saja. Po e them publikisht nëse Emini në gjykatë arrin që të argumentoj pretendimet e tija, unë Naim Tërnava qoftë si Myfti, qoftë si pedagog, si prind e si besimtarë do jem i pari që do kërkoj që të akuzuarit të marrin gjykim meritor. Në të kundërtën nuk di ku mbetet morali e shpirti i Eminit dhe i mentorëve të tij, nuk di si mund të bëjnë gjëra të tilla për qëllim të ulta karrieriste e materiale.
*(Intervistën me Myftiun, “Gazeta Jeta në Kosovë” nuk e publikoi të plotë, por siç mund ta shihni në webfaqen e tyre (http://www.gazetajnk.com/?cid=1,979,6428) vetëm e përfoli në mënyrë fragmentare. Për hir të korrektësisë, po e publikojmë pa asnjë ndryshim.)