Prishtinë, më 28 shtator 2022

Imamin e Qabesë dr. Abdullah Avad el-Xhuheni nën shoqërimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame të Kosovës (FSI), me ç’rast u prit nga dekani i këtij Fakulteti, dr. Islam ef. Hasani.

Në këtë vizitë, dekani Hasani e njohu me procesin akademik që zhvillohet në këtë Fakultet, për mundësitë e shkëlqyera të studentëve për të studiuar Islamin dhe mundësitë e shumtë që ofron Fakultet i Studimeve Islame.

Gjatë kësaj vizite imami i Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni, mbajti një ligjëratë të shkurt ku rëndësi të veçanti i kushtoi, tolerancës, paqes dhe të mirave që sjell feja Islame, duke marrë shembuj praktik nga jeta e Muhamedit a.s..

Në anën tjetër, në emër të të gjithë besimtarëve myslimanë të Kosovës, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, falënderoi imamin e Qabesë që sot gjendet në Kosovë dhe është në besim e besimtarëve shqiptarë.  Ai tha se çdo besimtarë në trojet shqiptare është i nderuar që sot imami i Qabesë gjendet në Kosovë, ku mund të falin namazin pas tij si dhe të dëgjojnë ligjërata.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas

Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…