Prishtinë, më 28 shtator 2022
Imamin e Qabesë dr. Abdullah Avad el-Xhuheni nën shoqërimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame të Kosovës (FSI), me ç’rast u prit nga dekani i këtij Fakulteti, dr. Islam ef. Hasani.
Në këtë vizitë, dekani Hasani e njohu me procesin akademik që zhvillohet në këtë Fakultet, për mundësitë e shkëlqyera të studentëve për të studiuar Islamin dhe mundësitë e shumtë që ofron Fakultet i Studimeve Islame.
Gjatë kësaj vizite imami i Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni, mbajti një ligjëratë të shkurt ku rëndësi të veçanti i kushtoi, tolerancës, paqes dhe të mirave që sjell feja Islame, duke marrë shembuj praktik nga jeta e Muhamedit a.s..
Në anën tjetër, në emër të të gjithë besimtarëve myslimanë të Kosovës, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, falënderoi imamin e Qabesë që sot gjendet në Kosovë dhe është në besim e besimtarëve shqiptarë. Ai tha se çdo besimtarë në trojet shqiptare është i nderuar që sot imami i Qabesë gjendet në Kosovë, ku mund të falin namazin pas tij si dhe të dëgjojnë ligjërata.