Kryesia e BIK shtroi iftar për mërgimtarët Kryesia e BIK, përkatësisht Sektori për Diasporë, të hënën, më 5 gusht, shtoi iftar për përfaqësuesit e diasporës ku qenë të pranishëm mërgimtarët tanë nga shtetet e Evropës dhe SHBA-ve si dhe përfaqësues të Qendrave Islame-Shqiptare që veprojnë në vendet perëndimore.Është ky iftari i parë që e shtron Kryesia i BIK për mërgimtarët tanë, e i cili tash e tutje do jetë tradicional. Në iftar qenë të partishëm Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, përgjegjësi për diasporë në Kryesinë e BIK, Ekrem Siminca si dhe të ftuar të tjerë. Myftiu Tërnava pasi përshëndeti i falënderoj përfaqësuesit e mërgatës për pjesëmarrjen në iftarin e shtuar nga Kryesia e BIK. Myftiu në fjalën e tij përshëndetëse vuri në pah rolin e mërgatës tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Myftiu çmoj lartë edhe organizimin që ka bërë mërgata janë në qendrat islame shqiptare të cilat përveç rolit në aspektin fetar kanë luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e kulturës, gjuhës e identitet tonë kombëtar e fetar.Të pranishmit në iftari i përshëndeti edhe ministri i diasporës në qeverinë e Kosovës, z. Ibrahim Makolli dhe përgjegjësi për diasporë në Kryesinë e BIK, Ekrem ef. Simnica.