Më 2 korrik në xhaminë e Bernës u shtruar një iftar ndërfetar, në të cilën morën pjesë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Suzan G. LeVine, ambasadori i Kosovës, z. Mustafë Xhemaili, përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem ef. Simnica, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, z. Naser Mustafa, si dhe përfaqësues dhe imamë të tjerë nga mbarë Zvicra.

Më shumë se 300 mysafirë ishin të pranishëm në iftar, që kishte një atmosferë vëllazërore dhe ndërfetare. Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem ef. Simnica në fjalimin e tij uroi mërgatën për agjërimin dhe festën e Bajramit të Fitrit, dhe njëherazi i siguroi bashkatdhetarët tanë në mërgatë se BIK-u gjithnjë do të angazhohet që gjithherë të jetë me ta, dhe asnjëherë nuk do të hezitojë në realizimin e projekteve të përbashkëta dhe përkrahjen e nevojshme. {gallery}berniftar{/gallery}

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…