Të premten më 17 tetor, pas namazit të xhumasë, xhemati i xhamisë “Hatunije” në Prishtinë i prirë nga imami, Jahir ef. Beqiri në mënyrë të organizuar dhuruanë gjak për nevoja të  QKUK. Ky aksion u zhvillua në vazhdën e  bashkëpunimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Institutit të transfuzionit të gjakut.

Ftesës për të thënë gjak iu përgjigjën mbi 35 xhematlinjë kryesisht të rinj, tha imami Jahi ef. Beqiri i cili edhe vet ishe dhurues i gjakut. “Xhamati e ka prit shumë mirë  iniciativën për të dhënë gjak për nevojat e QKUK, ndërsa unë vet jap gjak rregullisht në institut së paku dy herë në vit” na tha imami Jahir ef. Beqiri dhe vazhdoi, E kemi për obligim që t’i dalim në ndihëm atyre që kanë nevoje e këtë duhet ta bëjmë edhe me gjakuan tonë sepse përmes këtij veprimi shpëtojmë jetën e atyre që kanë nevojë.
ndërsa dr. Hakif Hoxha -udhëheqës i ekipit mjekësor të Instituti na tha se është tejet i kënaqur me bashkëpunim që kanë më BIK në këtë fushë. “Ne bashkërisht qe disa vite bashkëpunojmë për aksionin e grumbullimit të gjakuat për nevojat e QKUK. Kemi qenë nëpër disa xhami të Kosovës dhe në institucionet e tjera të BIK, siç është Medreseja e FSI, ku kemi haur në një përkrahje të madhe dhe një përgjigje të kënaqshme të xhematit dhe personelit për të dhuruar gjak . Shpresoj që në të ardhmen aksionin ta shtrijmë në të gjitha xhamitë e Kosovës” tha dr. Hoxha.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…