Myftiu Tërnava priti ambasadoren gjermane Viets Prishtinë, 20 tetor 2014Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti sot në selinë e BIK në takim njohës ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets të cilës i shprehi mirëseardhje në Kosovë duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në misionin e saj në Kosovë.Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadoren për vizitën dhe e njohu me historikun e BIK. Myfti gjithashtu i dha një pasqyrë të shkurtë edhe për institucionet që veprojnë në kuadër të BI ku më tepër u ndal në zhvillimin e jetës e jetës fetare në Kosovë me ç’rast evidentoj të arriturat dhe sfidat me te cilat ballafaqohet. “Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ndaj shtetit dhe popullit gjerman për kontributin e dhënë për Kosovën në kohe të vështira”- tha myftiu Tërnava, i cili po ashtu shprehu bindjen se miqësia dhe bashkëpunimi në mes dy vendeve në të ardhmen vetëm sa do të forcohet edhe më tej.Ambasadorja Angelika Viets falënderoi Myftiun për mikpritjen e ngrohte dhe theksoi se marrëdhëniet tona institucionale do shënojnë progres në të ardhmen. Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që të zhvilloj edhe me tolerancën dhe kulturën e bashkëjetesës mes popujve dhe feve qe jetojnë në Kosovë.