Nën këndimin e ajeteve kuranore dhe tekbireve, në mënyrë solemne më 4 nëntor, në Pejë, u vu gurthemeli i objektit të Institutit të Hifzit (memorizimit) të Kur’anit – “Mehmet Akif Ersoy”.
Të pranishëm në këtë eveniment ishte Myftiu i Republikës së Kosovës Mr.Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, ambasadorja e Turqisë Songyl Ozan, koordinatori për çështje fetare të Dijanetit, Abdullah Vasfı Yuce, si dhe myftiu dhe njëherazi donatori i këtij objekti myftiu nga Yalova Mustafa Uskülüplü. Kryetari i KBI të Pejës Musli Arifaj pasi i përshëndeti të pranishmit tha se ky gurthemel ka domethënien e madhe për qytetin e Pejës dhe KBI në Pejë në veçanti pasiqë po vendosim një objekt ku do të mësohet fjala e Allahut dhe dituritë fetare.

Në fjalën e saj ambasadorja e Turqisë Songyl Ozan, shprehu bindjen se Kosova është shembull i tolerancës fetare ku së bashku bashkëjetojnë pjesëtarët të feve të ndryshme. Ajo premtoi se Turqia vazhdimisht do ta ndihmon dhe mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve të ndryshme. MyftiuTërnava duke marrë fjalën u shpreh se BIK, vazhdimisht mundohet të iu krijojë kushte xhematit dhe tua lehtësoj atyre infrastrukturën në objektet fetare. Ne fatkeqësisht ende nuk na janë kthyer pronat-vakfet- që na u morën nga ish sistemi i kaluarë dhe kjo po përbënë vështirësi dhe pamundësi për zhvillimin e jetës fetare në suaza normale në vendin tonë. “Vendosja e themelit të kësaj godine në këtë vakf shpreh përkushtimin dhe mundin tonë që po bëjmë në avancimin jetës fetare dhe këtu do të mësojnë dhe edukohen gjeneratat e reja duke mësuar fjalën e Allahut dhe Muhamedit a.s. Unë me këtë rast falënderoi Qeverinë dhe popullin turk që po e mbështet zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit tonë në sfera të ndryshme”, tha Myftiu Tërnava.
Një fjalë përshëndetëse mbajti, koordinatori për çështje fetare të Dijanetit, Abdullah Vasfı Yuce, Kurse  myftiu nga Yalova, Mustafa Uskülüplü, falemderoi Myftiun Tërnava për kontributin që është duke dhënë në kthyrjen e vakfeve  dhe në ndërtimin e institucioneve fetare  dhe premtuan që ndihma nga Diyane-ti dhe Myftinija e Yaloves nuk do të mungojë dhe do të ketë projekte edhe më në të ardhmen në Kosovë.. Financimin e këtij ndërtimi e bënë Myftinia e Yalloves e cila është binjakëzuar me KBI e Pejës.{gallery}hifzpeje{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…