Prishtinë, 30 tetor 2014
Prijësit e komuniteteve fetare (islam, ortodoks, katolik, protestant dhe hebrej), në Kosovë, kanë përsëritur thirrjen e tyre për kornizë të përmirësuar juridike, e cila do të mundësonte që komunitetet fetare të regjistrohen si entitete juridike, të kërkojnë kthimin e pasurisë dhe t’i rregullojnë financat e tyre, në Konferencën për dialog ndërfetar të organizuar në Prishtinë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Është herë e dyte që Prijësit fetarë takuar në Prishtinë në Konferencën vjetore të dialogut ndërfetar, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, për promovimin e tolerancës religjioze dhe ndëretnike, pastaj për të ndihmuar komunitetet fetare në formulimin e qëndrimeve të përbashkëta për çështjet e shqetësimit të përbaashkët.
Jean-Claude Schlumberger, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë,  i lavdëroj prijësit fetar për vullnetin dhe përpjekjet e tyre për të ndihmuar në mbajtjen e tolerancës fetare dhe ndëretnike në Kosovë dhe për të punuar së bashku në forcimin e kulturës së besimit dhe respektit reciprok. Ai, po ashtu potencoi se “kërkesa e tyre drejtuar institucioneve të Kosovës, vitin e kaluar, për plotësim dhe përmirësim të kornizës juridike për lirinë e religjionit, duhet të trajtohet si prioritet”.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se  Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në mënyre aktive ka marre pjesë në zbatimin e projektit të forumit ndërfetarë në tërë Kosovën. Ne e përkrahim këtë iniciativë me gjithë përmbajtjen dhe idenë meqë është rrjedhë e ideve dhe  bisedimeve tona të përbashkëta (me të gjitha bashkësitë fetare të Kosovës), që kanë marrë pjesë edhe në forumet e vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti.
Myftiu Naim Tërnava  po ashtu tha se BIK-u është e hapur, për të bashkëpunuar dhe luftuar çdo lloj ekstremizmi i çfarëdo lloji qoftë, i cili ka për qëllim futjen e mostolerancës dhe urrejtjes mes besimeve të popujve.
Ai tha gjatë takimit të udhëheqësve fetarë është diskutuar se ka nevojë për përmirësim të ligjit për liritë fetare. Gjithashtu, çështje e rëndësishme që është diskutuar sipas tij ishte edhe mirëmbajtja e varrezave dhe hapësira për varreza të reja.
Ndërsa Ipeshkvi i Ipeshkvis së Kosovës Dodë Gjergji,tha populli mund të merr mesazh të mirë nga udhëheqësit e bashkësive fetare. Sipas tij, në Kosovë,udhëheqësit e bashkësive fetare të janë bartës të paqes, bartës të dashurisë, bartës të mirëkuptimit. Në diskutimin për sfidat e bashkësive fetare në Kosovë në emër të BIK, këshilltari, Vedat Sahiti në diskutimin e tij foli për sfidën e kthimit të pronave të nacionalizuara dhe për rëndësinë e miratimit të ligjit te restituimit gjegjësisht të kthimit të tyre. Ai tha: “Mendoj se miratimi i këtij ligji është po aq i rëndësishëm sa edhe miratimi i ligjit për statusin e bashkësive fetare ne vend”.
Ndërsa pika e dyte ishte sfida e mbrojtjes së trashëgimisë islame dhe përpjekjet e saj në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë se paluajtshme dhe asaj të luajtshme në Kosovë.

Kjo konferencë u bë pas një serie të 20 forumeve të nivelit ndërfetar, dy kampeve rinore ndërfetare dhe takimit të parë ndërfetar me femra.{gallery}knfndrftr{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…