Prishtinë, 29 tetor 2015
Gjatë vizitës në Kosovës, presidenti i Austrisë, Hainc Fisher, që shoqërohej edhe nga nikoqiri, presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, përveç tjerash në qytetin e Prizrenit vizitoi edhe katedralen katolike dhe xhaminë “Sinan Pasha”.
Në katedralen katolike presidenti austriak, Hainc Fisher, dhe nikoqirja Jahjaga, u priten nga paria e Ipeshkvisë, të prirë nga ipeshkvi Dodë Gjergji, ndërsa në xhaminë “Sinan Pasha” i priti vetë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues nga Këshilli i BI-së në Prizren.

Pasi Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë i uruan mirëseardhje presidentin austriak, atë e informuan dhe me historikun e xhamisë.
Gjatë vizitës në xhami presidenti i Austrinë, Hainc Fisher, tha se kishte dëgjuar e lexuar për Prizrenin, por vetëm tani kishte arritur ta kuptojë një gjë: “Një mijë rrëfime nuk e kanë vlerën e një vizite si kjo e sotmja, në këtë vend të bukur”, tha presidenti Hainc Fisher.{gallery}ausprfisher{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…