Të premten, më 30 tetor 2015, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Zyra e kryeimamit vizitoi komunën e Klinës, me çrast në disa xhami u mbajtën ligjërata dhe hytbe. Ekipit të Kryesisë i priu vetë kryemami Sabri ef. Bajgora, i cili këtë herë ishte i shoqëruar nga drejtori i Veprimtarisë Botuese të BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu, zëvendëssekretaari i BIK-ut, Rexhep ef. Luma, drejtori i “Bereqetit” Fitim Flugaj, drejtori i Departamentit të të Rinjve,  Fitim ef. Gashi, si dhe sekretari i Fakultetit të Studimeve Islame, Vedat Shabani.

Këtë herë kryemami Bajgora u ndal në xhaminë qendrore të qytetit të Klinës, ku para xhematit prezantoi me një ligjëratë dhe me hytben e xhumasë.
Para besimtarëve myslimanë të Klinës kryemami Bajgora foli për gjendjen e mjerueshme të myslimanëve në kohën bashkëkohore, që po vjen kryesisht si pasojë e ikjes nga rruga e drejtë e adhurimit të Allahut. “Allahu umetin mysliman e ka përmendur si grupin më të përzgjedhur nja njerëzit. Njësoj edhe Pejgamberi a.s. në shumë haditeh të tij ka treguar se umeti mysliman janë më të zgjedhurit. Pra, myslimani duhet ta adhurojë Allahun, ta respektojë dhe pasojë Muhamedin a.s., e pastaj vijnë dashuria ndaj prindërve, familjes etj.”, tha ndër të tjera kryemami Sabri ef. Bajgora.
Ndërsa në hytben e xhumasë, besimtarëve myslimanë kryemami iu drejtuar me këshilla për të vazhduar lutjet drejtuar Zotit, për ta ruajtur veten dhe familjen tonë, si dhe gjithë besimtarët nga zjarri i Xhehenemit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.
“Kjo do të thotë se ne kemi përgjegjësi se si po i edukojmë fëmijët dhe rininë tonë. Për këtë edhe do të pyetemi nga Allahu xh.sh.”, tha kryeimami Bajgora, duke shtuar se falë hoxhallarëve të mëparshëm, të cilët me gjithë dhunën dhe persekutimet e përjetuara nga sistemi komunist arritën të na i ruajnë xhamitë dhe të na edukojnë në rrugën e drejtë, ne sot po e përjetojmë ëmbëlsinë e imanit dhe Islamit. Pra, edhe ne jemi përgjegjës për ta vazhduar këtë rrugë, e cila është me plot vështirësi, por edhe me plot begati.
Kryeimami Bajgora, ndër të tjera, para xhematit të Klinës dha edhe porosinë se çdo minutë i jetës tonë, po u bë si thotë Allahu, është ibadet. “Prandaj, o besimtar, shfrytëzojë jetën tënde ashtu siç ka thënë Allahu! Zoti në Kuran thotë: “Dhe thuaj: “O besimtarë, punoni dhe bëni punë të mira, sepse punët tuja do t’i shohë Allahu, pejgamberi a.s. dhe besimtarët!”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…