“Marrëdhëniet mes komuniteteve fetare dhe shtetit” – “Të rinjtë me interesa
dhe vlera të njëjta”
Pjesëmarrja në seminarin treditor në Prevallë- Prizren
Departamenti i të Rinjve i BIK-ut qe pjesëmarrës në seminarin treditor të mbajtur në Prevallë- Prizren (30 tetor – 01 nëntor 2015), të organizuar nga Organizata Gjermane “Konrad Adenauer” Stiftung dhe “JEF Kosova”, me temën “Marrëdhëniet mes komuniteteve fetare dhe shtetit” – “ Të rinjtë me interesa dhe vlera të njëjta”.
Hapja e këtij seminari u bë me një fjalë rasti nga përfaqësuesi i organizatës “Konrad Adenauer”, Artan Zeka dhe Milot Rexhepi nga “JEF Kosova”, të cilët i falënderuan të pranishmit dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për tolerancën fetare në Kosovë.

Në ceremoninë e hapjes, në emër të Kryesisë së BIK-ut, një fjalë rasti pati Vedat ef. Sahiti- këshilltar i Kryesisë se BIK-ut, i cili më pas mbajti edhe një ligjëratë me temën “Roli i bashkësive fetare në ndërtimin e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Kosovë”.
Në këtë seminar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi nga Kisha Katolike, Don Kastriot Idrizi, nga Kisha Ortodokse Serbe, Vesimir Antanaskoviq, si dhe nga Parlamenti i Kosovës, deputeti Veton Berisha, të cilët patën nga një fjalë rasti rreth temës së lartpërmendur.
Në këtë seminar, përveç përfaqësuesve të komuniteteve fetare, të pranishëm ishin edhe Selvije Bajrami nga gazeta “Zëri” dhe Gazmend Syla nga KLAN Kosova, të cilët folën rreth temës “Roli i mediave në promovimin e tolerancës fetare” – “Si përfaqësohet feja në mediat kosovare”. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe deputeti Ilir Deda, që bashkë me deputetin Veton Berisha folën rreth temës,”Potenciali i rinisë, dhe vlerat e përbashkëta në diversitetin fetar”.
Pjesëmarrës ishin edhe grupet e të rinjve nga tre komunitetet fetare, (BIK-u, ku nën monitorimin e Departamentit të të Rinjve pjesëmarrës ishin studentet e FSI-së dhe nxënësit e Medresesë “Alauddin” Prishtinë, Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse Serbe), të cilët  punuan në grupe duke dialoguar në mes vete, dhe duke trajtuar tema të ndryshme si: “Paragjykimet e religjionit tuaj”, “Si na shohin të tjerët”, “Si të jetojmë së bashku” etj.
Në kuadër të këtij seminari u bënë edhe vizita në objektet fetare në Prizren: Xhaminë Bajrakli, Kishën Ortodokse Serbe dhe Kishën Katolike. Gjatë vizitës së Xhaminë Bajrakli një ligjëratë për të pranishmit e mbajti kryetari i Këshillit të BI-së të Prizrenit, Lutfi ef. Ballëk. Z. Ballëk foli për historikun e Xhamisë Bajrakli, dhe po ashtu u kujdes për t’u dhënë përgjigje pyetjeve  të të pranishmëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…