Komuna e Hanit të Elezit shtroi iftar në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Prishtinë, 11 qershor 2016
Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, me rastin e muajit të madhëruar Ramazan, dhe njëherazi ditës së çlirimit të këtij qyteti, shtroi një iftar, ku përveç shumë të ftuarve qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, të kryesuar nga Ahmet ef. Sadriu.

Ahmet ef. Sadriu, duke falënderuar kryetarin Suma për këtë iftar, e përshëndeti e falënderoi në emër të Kryesisë dhe në emër të myftiut Naim ef. Tërnava. Ai theksoi se organizimi i iftareve të tilla vetëm  sa e shton afrimin me njëri-tjetrin, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe na e kujton se jemi në një muaj  të cilin Allahu e ka veçuar duke zbritur Kuranin , dhe në të cilin ndodhet  Nata e Kadrit, që është e vlefshme sasa një mijë muaj. “Po ashtu ky muaj na e përkujton që të mos i harrojmë të varfrit, jetimët, skamnorët dhe ata që kanë nevojë për të ndihmën tonë”, tha Sadriu, duke theksuar se BIK gjithnjë  ka qenë dhe do të jetë  me xhematin dhe në zhvillim pozitiv të proceseve që po kalon shteti ynë.

Në këtë iftar morën pjesë përfaqësues nga KBI e Hanit të Elezit dhe nga ajo e Kaçanikut.{gallery}hnelziftar{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Prishtinë, 26 shtator 2020 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje…