Prishtinë,11 qershor 2016
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës në bashkëpunim më Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë,  shtroi iftar për 500 persona me aftësi të kufizuara në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në këtë iftar qe i pranishëm edhe Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët si dhe konsulli i EBA në Podgoricë, z. Ibrahim Al Alavi.
Myftiu Tërnava dhe konsulli Al Alevi iu drejtuan të pranishëm me një fjalë rasti duku u uruar atyre Ramazanin dhe ftuar për mirësim mirëkuptim e solidaritet dhe se të gjithë njerëzit, pavarësisht gjendjes së tyre janë të barabartë. Myftiu Naim Tërnava në fjalën e tij apeloi që institucionet të kenë përkujdesje më të madhe për kategoritë e ndryshme Kosovë.
“Mesazhi më i fuqishëm që del nga agjërimi i muajit  të Ramazanit, krahas sakrificës që bën individi vetëm për Allahu xh.sh. është edhe ndihma që duhet t’i ofrojë tjetrit, vëllazërimi njëri me tjetrin, pajisjen e sofrave të atyre të cilët nuk kanë, duke menduar gjithmonë pavarësisht se çfarë pozite, gjendje ekonomike dhe shëndeti kemi, të gjithë jemi të barabartë tek Allahu xh.sh”, u shpreh Tërnava.

Edhe konsulli i EBA-së  në Podgoricë, z. Ibrahim Al Alavi theksoi se shteti i tij sikur deri më tash do ta ndihmojë Kosovën në rrugës e shtetndërtimit  dhe ky iftar që po e organizon sot edhe më e forcon ndjenjën e bashkëpunimit reciprok dhe ne jemi të  vendosur që ky bashkëpunim mes dy vendeve të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Gëzim Abazi nga  organizata “Handicap Kosova” tha se “Organizimet e tilla thjeshtë janë frymëzimet dhe frymëmarrja e njerëzve të cilët kanë nevojë për organizime të tilla dhe ndihmë të përhershme”, u shpreh Abazi.
Në iftarin e organizuar morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme sociale, si dhe rreth qindra qytetarë të kategorive të ndryshme.

Ky iftar organizohet për herë të tretë me kategoritë e ndryshme sociale dhe se ky do të jetë një organizim tradicional.

{gallery}socialiftar{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…