Prishtinë, 12 qershor 2016
Kryesia e Bashkësisë  Islame të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim më Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, të dielën ka shtruar  iftar për përfaqësuesit e strukturave komunale dhe institucioneve të komunës së Vushtrrisë.

Në iftar qe i pranishëm edhe kryetari i Vushtrrisë z.Bajram Mulaku, përfaqësuesit e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, konsulli i Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, Ibrahim Al Alevi, përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua konsulli i Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, Ibrahim Al Alevi i cili theksoi se bashkëpunimi në mes EBA-së dhe BIK-ut është shumë i kënaqshëm, dhe sikurse edhe herëve tjera, prapë po vazhdojmë me shtrimin e iftareve të përbashkëta, duke u lutur që në  Ramazan të jemi më solidarë, pasiqë është të muaj i faljes, mëshirës, humanitetit, ndihmës ndaj njëri-tjetrin, gjithmonë në dobi të zhvillimeve të përgjithshme shoqërore.{gallery}vshtriftar16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…