Prishtinë, 11 qershor 2016
Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, me rastin e muajit të madhëruar Ramazan, dhe njëherazi ditës së çlirimit të këtij qyteti, shtroi një iftar, ku përveç shumë të ftuarve qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, të kryesuar nga Ahmet ef. Sadriu.
Ahmet ef. Sadriu, duke falënderuar kryetarin Suma për këtë iftar, e përshëndeti e falënderoi në emër të Kryesisë dhe në emër të myftiut Naim ef. Tërnava. Ai theksoi se organizimi i iftareve të tilla vetëm sa e shton afrimin me njëri-tjetrin, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe na e kujton se jemi në një muaj të cilin Allahu e ka veçuar duke zbritur Kuranin , dhe në të cilin ndodhet Nata e Kadrit, që është e vlefshme sasa një mijë muaj. “Po ashtu ky muaj na e përkujton që të mos i harrojmë të varfrit, jetimët, skamnorët dhe ata që kanë nevojë për të ndihmën tonë”, tha Sadriu, duke theksuar se BIK gjithnjë ka qenë dhe do të jetë me xhematin dhe në zhvillim pozitiv të proceseve që po kalon shteti ynë.
Në këtë iftar morën pjesë përfaqësues nga KBI e Hanit të Elezit dhe nga ajo e Kaçanikut.{gallery}hnelziftar{/gallery}