Më 4 gusht kryetari i KK të Hanit të Elezit, Rufki Suma, për nder dhe respekt të muajit të madhërishëm të Ramazanit, në restorantin “Bleta” shtroi iftar ku të ftuar ishin përfaqësues nga Kryesia e BIK-së, hoxhallarë dhe familje të dëshmorëve. Kryetari Suma shprehu mirënjohje për kontributin e prijësve fetarë si në kohën e luftës ashtu edhe në angazhimin e tyre në forcimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në emër të Kryesisë së BIK-së e mori fjalën zv/kryetari i BIK-së, dr Fahrush Rexhepi i cili në emër të Myftiut mr. Naim Tërnava dhe të institucioneve të BIK-së shprehu falënderim për këtë iftar duke lutur Allahun xh.sh që të begatoj dhe ta shpërblejë z.Sumën për këtë ftesë dhe për kontributin që është duke dhënë në mbështetje të proceseve fetare, ekonomike, sociale e kulturore.
-
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… -
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…