Myftiu i Kosovës , mr. Naim Tërnava mbrëmjen e së martese (30 korrik 2013) në Prishtinë ka shtuar iftar për bashkëpunëtorët dhe kryetarët  e kryeimamët e Këshillave të BIK. Përveç këtyre në këtë iftar qenë të pranishëm  edhe 30 hafëzë nga Libia të cilët  këtë muaj po qëndrojnë në Kosovës e të cilat kanë falur namazin e teravive nëpër xhamitë e ndryshme anë e këndë Kosovës.

Pasi i përshëndeti dhe i falënderoj për pjesëmarrje në iftar,  myftiu përveç tjerash tha, Edhe sonte në këtë iftar, pran kësaj sofre të bekuar, ju ftoj që edhe këto ditë që kanë mbetur nga muaji i madhëruar i Ramazanit të shtojmë edhe më shumë në ibadete, në ardhurime dhe të punojmë edhe më tepër për mirëqenien e përgjithshme të besimtarëve të Kosovës , por jo vetëm të Kosovës edhe më gjerë.
Edhe sonte kërkoj nga drejtuesit e KBI, që këto ditë edhe më tepër të angazhohen dhe ta ndiem edhe më tepër përgjegjësinë që e kemi ndaj besimtarëve, ndaj institucione ku ata punojnë, sepse jemi përgjegjës para Zotit për angazhimin apo mosangazhimin tonë në kryerjen e detyrave që na jënë besuar.{gallery}iftarkryetar{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…