Në orët e hershme të mëngjesit është nisur edhe grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova drejt vendeve të shenjta për ta kryer obligimin e haxhit.

282 haxhinjë nga Gjilani, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vitia udhëtuan sot nga aeroporti “Adem Jashari” rreth orës 06:00.

Të gjitha fluturimet janë duke u zhvilluar sipas orareve të parapara, ndërkohë që edhe tri grupe pritet të udhëtojnë gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë.

Përditësim:
282 besimtarë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes udhëtuan drejt vendeve të shenjta, kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë.

Ky është grupi i tretë i besimtarëve, të cilët menjëherë pas akomodimit në hotel, do të fillojnë me ritualin e kryerjes së umres.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…