284 besimtarë të tjerë nga pesë komuna të vendit: Prizreni, Rahoveci, Malisheva, Shtimja dhe Klina u nisën sonte nga aeroporti “Adem Jashari” për në vendet e shenjta.
Ky është grupi i katërt me radhë i besimtarëve nga Kosova, të cilët do ta kryejnë haxhin.
Edhe dy grupe të tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditës së nesërme, duke përmbyllur kështu udhëtimet që kanë për qëllim kryerjen e këtij obligimi sa i përket këtij viti.
Të gjithë besimtarët nga Kosova që kanë mbërritur në Mekë janë mirëpritur dhe akomoduar në hotel.
Kujtojmë që interesimi i qytetarëve nga Kosova për ta kryer haxhin është rritur dukshëm dhe listat e pritjes për vitin e ardhshëm pothuajse janë mbushur.
Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë gjithsej 1597 besimtarë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…