Prishtinë, 26 nëntor 2021
Granit Hyseni nga Shalci i Vushtrrisë në mënyrë solemne ka dorëzuar 20 tituj libra të vjetër 120 vjeçar për Bashkësinë Islame të Kosovës, gjegjësisht në Institutin për Hulumtime dhe Studime Islame.
Këto libra kryesisht janë të literaturë e dorëshkrime mbi 120 vjeçare të vjetra. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava pranoi këtë bibliotekë duke i konsideruar tejet të rëndësishme për fenë islame dhe I cilësoi si jashtëzakonisht të një rëndësi të veçantë për arkivin e dorëshkrimeve që tashmë Kryesia ka ftuar edhe të gjithë ata që kanë dorëshkrime të vjetra që ti dorëzojnë në Institutin për Hulumtime dhe Studime Islame. Ai më pas tha se këto libra janë të fushës së akaid, fikh, gjuhë , filozofi e letërsi arabe.
Nga ana e tij drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri Bajgora vlerësoi këtë hap të qëlluar të z. Granit Hysenit dhe po ashtu apeloi tek të gjithë ata që kanë dorëshkrime të tilla mos të hezitojnë por t’ia dorëzojnë Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame në mënyrë që ne të themelojmë bibliotekat e fushave të ndryshe shkencore e edhe e hoxhallarëve dhe dijetarëve tanë të mëhershëm që të ndriçojmë sadopak një pjesë të jetës dhe veprës së tyre që mos t’i mbuloj harresa sepse me kalimin e viteve fitojnë në vlerë dhe peshë shkencore.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…