Prishtinë, 26 nëntor 2021

Në të gjitha xhamitë e Kosovës sot bëhen lutje dhe dua për të aksidentuarit në Bullgari për të vdekurit dhe të lënduarit

Me rekomandim të Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot në të gjitha xhamitë e Kosovës (në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma), u bënë lutje dhe dua për të aksidentuarit në Bullgari, duke e lutur Zotin që të lënduarit prej tyre t’i shërojë sa më shpejt, ndërsa të vdekurit t’i mëshirojë e t’i gradojë me xhennet. Duhet theksuar se ditë më parë Kryesia e BIK-ut lëshoi edhe një deklaratë për opinion më c ‘rast thuhet se “Me dhimbje e pikëllim të madh mora lajmin për 46 jetët e humbura të vëllezërve nga Maqedonia e Veriut në aksidentit e mbrëmshëm tragjik në Bullgari. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë. Bashkësia Islame e Kosovës, bashkëndjen dhembjen me familjarët të cilëve në këto momente të rënda u jemi pranë”.

Andaj lusim Zotin e Madhëruar që viktimat t’i marrë në mëshirën e Tij, ndërsa të afërmve t’u japë sabër e gajret!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…