Prishtinë, 25 nëntor 2021 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë sot ka qëndruar në Ferizaj, ku ka zhvilluar një sërë vizitash e takimesh. Fillimisht ai ishte në pritje nga kryetari i KBI të Ferizajt, Fehmi ef. Mehmeti me stafin e tij. Më pas vazhdoi vizitën në fshatin Talinovc, ku po ndërtohet një objekt vakëf, investim nga xhematlinjtë e xhamisë së Talinovcit.  

Më pas ai u prit në vizitë zyrtare nga kryetari i KK të Ferizajt, Agim Aliu. Myftiu Naim ef. Tërnava, u njoh me mbarëvajtjen e jetës fetare në këtë komunë si dhe mori mbështetjen e plotë nga kryetari i kësaj komune, që jeta fetare të zhvillohet normalisht. Myftiu e falënderoi kryetarin Aliun për bashkëpunimin shumë të mirë që ka me BIK-un dhe në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta më rëndësi të madhe për jetën e qytetarëve dhe se biseduan për mundësinë e thellimit të koordinimit dhe bashkëpunimit të mëtutjeshëm. “Patëm një takim shumë vëllazëror me kryetarin e Ferizajt, z. Aliun, dhe shpreha falënderim për bashkëpunimin shumë të mire që ka pasur me KBI e Ferizajt dhe që ka në vazhdimësi, mirëpo i urova edhe një herë mandatin tjetër që ka fituar në zgjedhjet e fundit në Kosovë.” – tha Myftiu Tërnava. 

Nga ana e tij, edhe kryetari Agim Aliu e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, duke potencuar se dera e bashkëpunimit do të jetë e hapur për BIK-un gjithmonë që në këtë mënyrë të realizohen kërkesat e qytetarëve. Ai po ashtu falënderoi KBI dhe imamët e Ferizajt që po qëndrojnë afër nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. 

Më pas, Myftiu Tërnava  vazhdoi inspektim në terren për të parë nga afër gjendjen aktuale të punimeve në ndërtimin e xhamisë dhe objekteve përcjellëse  në Gaçkë, Nikadin dhe Pleshinë  të Ferizajt, që dalëngadalë po i afrohen finalizimit. Myftiu Tërnava u nda i kënaqur me zhvillimin e punimeve, të cilat po shkojnë sipas planit dhe dinamikave të parapara me projekt dhe falënderoi të gjithë ata që po ndihmojnë në ngritjen e këtyre objekteve që do ta lehtësojnë edhe më jetën e xhematit 

Në fund Myftiu Tërnava vizitoi edhe KBI e Ferizajt ku u njoh nga kryetari Mehmeti për ecurinë dhe mbarëvajtjen e punëve dhe aktiviteteve të KBI, si dhe për jetën fetare e arsimore në Ferizaj. Më pas Myftiu  duke iu drejtua stafit administrativ dhe anëtarëve të KBI të Ferizajt, i këshilloi që të jenë  edhe më shumë në nivel të përgjegjësisë që kanë marrë dhe që këtë amanet të Zotit ta kryejmë me nder e përgjegjësi. Ai më pas tha se vazhdimisht punon që të ngritët mirëqenia e imamit dhe në ngritjen sa më moderne të infrastrukturës së Këshillave të BI-së nëpër Kosovë, duke përfshirë këtu edhe ngritjen e xhamive aty ku ka kërkesa nga xhamti ynë, për t’ua lehtësuar kryerjen e ibadeteve sa më mirë dhe më lehtë në xhami. “Kërkoj nga ju të jeni unik, kompakt dhe të respektoheni e të duheni mes vete sepse këto janë mësime të Islamit që na porosit Kurani dhe fjala e Pejgamberit a.s. dhe të punojnë më shumë në xhemat që ta ngremë vetëdijen dhe moralin në mesin e tyre”- tha Myftiu Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…