Prishtinë, 18 prill 2012

 

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, sot  u nderua me vizitën e Ekselencën së Tij, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Pasi uroi kryetarin e ri të Këshillit të Bashkësisë Islame, Dr. Mustafa Bajramin, përgjatë mesazhit që po ua sillte KBI-së në Gjilan, Myftiu i Kosovës tha se Bashkësia Islame e Kosovës është e njohur me tolerancën dhe disponimin zemërgjerë për bashkëpunim dhe tolerancë mes njerëzve.

Andaj, tha ai: “Përgjatë vizitave të rregullta që po i bëjmë këshillave të BI-së në vend, ne do të punojmë që edhe më tutje kjo frymë e krijuar me mund dhe sakrifica të gjejë implementimin e saj në të gjitha poret e jetës sonë. Feja Islame është fe e prosperitetit, fe e cila ka primat njeriun dhe shërbimin ndaj tij, dhe nga këtu del imperativi të cilin Bashkësia Islame gjithnjë ishte dhe do të jetë në shërbim të atdheut dhe qytetarit të Kosovës. Institucionet e kësaj Bashkësisë Islame edhe më tutje po japin kontributin e vet për të gjithë ne, mbase me një theks të poqëm këtë rol po e luajnë xhamitë dhe medresetë e Kosovës”.{jathumbnail}
Duke u kyçur në fjalën e tij, kryetari i KBI-së në Gjilan fillimisht falënderoi Myftiun për vizitën kaq të rëndësishme që po i bënte këtij Këshilli si dhe për punën e tij të palodhshme të tij dhe të institucionit të Kryesisë së Bashkësisë Islame.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…