Prishtinë, 19 prill 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët u prit nga kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.  Me këtë rast u bisedua lidhur me rrjedhat e përgjithshme në shoqëri, si dhe rolin e BIK-ut në këto procese.
Myftiu Naim Tërnava fillimisht falënderoi kryetarin Latifi për bashkëpunimin me Këshillin e Bashkësisë Islame të Rahovecit si dhe për kontributin e dhënë në sigurimin e një hapësire për ndërtimin e selisë dhe qendrës kulturore islame në qendër të Rahovecit, duke shtuar se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë të kultivohet edhe në të ardhmen.

Bashkësia Islame e Kosovës, ka qenë dhe do të jetë gjithherë në shërbim të populli dhe të qytetarëve, andaj duhet bashkëpunuar më shumë me të gjitha institucionet që të jemi bashkërisht në shërbim të qytetarëve.
Ndërsa Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi pasi i dëshiroj mirëseardhje myftiut Tërnava, u shpreh se ai dhe tërë struktura komunale ka respekt  për Bashkësinë Islame. Kryetari Latifi po ashtu tha se e njohin dhe e çmojmë kontributin që ka pasuar Bashkësia Islame e Kosovës si para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.{jathumbnail}
Po ashtu kryetari, Smajl Latifi kërkoj vëmendje më të madhe të BIK-ut ndaj elementeve të huaja në Kosovë, pasi që ndikimet e tilla ndikojnë negativisht në traditën e mirë të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në vend.
Myftiu Tërnava shprehu qëndrimin e BIK-ut lidhur me këto shqetësime dhe pajtohem se paraqitje të tilla janë të huaja dhe të pa pranueshme edhe për ne. Ne po përpiqemi të ruajmë frymën pozitive që ekziston në xhemat dhe kërkojmë edhe nga institucionet përgjegjëse të vendit që të ndërmarrin masa ndaj elementeve të huaj, ngase mund të dëmtohet imazhi i Kosovës, por edhe i BIK-ut, shtoi myftiu Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…