Prishtinë, 19 prill 2012

Në një manifestim rasti, ku qenë i pranishëm Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Resul Rexhepi dhe kryeimami Sabri Bajgora, pastaj përfaqësues të Kuvendit komunal të Rahovec, përfaqësues të këshillave të bashkësive islame dhe shume qytetarë nga Rahaveci e rrethina, u vu gurthemeli i selisë së Këshillit të BI dhe qendrës kulturore në Rahovec.

Duke iu drejtuar të pranishëmve Myftiu Tërnava,  tha kam nderin që jam sot në mesin tuaj ku po vëmë gurthemelin e selisë së Këshilli të BI.
Më tutje Myftiu tha, me këtë rast falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar që të vihet deri tek kjo ditë, e posaçërisht falënderoj Kryetarin e Rahovecit, Bordin e drejtoreve, Asamblenë Komunale dhe donatorin nga Katari.{jathumbnail}
Jam i bindur që ndërtimi i sesisë së Këshillit dhe i qendrës kulturore do të jetë në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve të kësaj ane, si dhe do të krijoj kushte të mira për Këshillin e BIK-tha ndër të tjerat myftiu Tërnava.
Të pranishmit i përshëndeti edhe nënkryetari i Rahovecit, Hazer Tara, drejtori fondacionat “Al-Vakf”, Abdurrezak Edib, Shani Sylka -kryetari i KBI-së në Rahovec . Nën jehonën e tekbireve të të pranishmëve u hodh gurthemeli i selisë dhe qendrës kulturore në Rahovec.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…