Prishtinë, 23 prill 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së BIK, drejtorin  e Qendrës për Kërkime, Kulturë, Histori e Art (IRCICA-së), me seli në Stamboll, Dr. Halid Eren, me të cilin bisedoj për thellimin e bashkëpunimit të institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës me IRCICA-së.

Myftiu Tërnava e njohu dr. Halid Erenin me projektet që ka Bashkësia Islame e Kosovës për ruajtën, kultivimin dhe trajtimin adekuat  të trashëgimisë kulturore e fetare tek ne, si pjesë e kulturës e qytetërimit në Ballkan e më gjerë.

{jathumbnail}Për këtë qëllim, Myfti Tërnava tha se tash veç është botuar Katalogu i dorëshkrimeve arabe që gjinden në bibliotekën e Bashkësisë Islame të Kosovës, është duke u punuar, për të parën herë, monografia gjithëpërfshirëse për xhamitë e Kosovës si dhe projekte që kanë të bëjnë me personalitetet e rëndësishme të së kaluarës sonë. Dr. Halid Eren u shpreh i kënaqur me rezultatet e arritura në fushën e kulturës, e posaçërisht në ruajtën e trashëgimisë islame, siç janë dorëshkrimet e vjetra orientale. Dr. Halid Eren u shpreh i gatshëm që të ndihmoj institucionet e BIK në përgatitjet dhe specializimin e kuadrit për ruajtjen dhe trajtimin e dorëshkrimeve dhe objekteve tjera që kanë vlerën monumenti apo dokumenti me rëndësi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi për ngushëllime familjen Bunjaku

Prishtinë, më 27 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…