Prishtinë, 19 qershor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin tradicional të xhematit të fshatit Gllobar të Drenasit, ku morën pjesë edhe afro 400 xhematlinjë, përfaqësues të Këshillit të BI në Drenas me kryetarin Valon Bequku, si dhe imamë të tjerë.

Me këtë rast myftiu Tërnava mbajti një fjalë rasti duke falënderuar organizatorët për këtë iftar tradicional duke lutur Zotin xh.sh që Ai të ju shpërblej më të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër. Dhurata më e çmuar që Zoti i dha njerëzimit është Muhamedi a.s. dhe Kurani famëlartë ndaj në Kuran porosit në të dhe na thotë se madhështia e këtij muaji të madhëruar është zbritja e Kuranit dhe e dallon nga të gjithë muajt tjerë.“Kjo xhami e bukur fletë vet andaj të gjithë ata që ndihmuan në ndërtimin e kësaj xhamie t’i shpërblej Zoti me xhenet, sepse nuk kanë ndërtuar vetëm xhami por ka ndërtuar një shtëpi prej shtëpive të xhenetit. Para vetes kemi Natën e Kadrit dhe ta lusim Zotin për të mirën tonë dhe vendit tonë. Ne ia kemi dhënë besën Allahut si në aspektin fetar dhe atë kombëtarë dhe në këtë vend është derdh gjak shumë nga dëshmorët tanë për këtë liri që na e gëzojmë sot”-tha myftiu Tërnava.
Iftari u shtrua nga xhemati në oborrin e xhamisë së fshatit. Xhamia është e ndërtuar para 10 vitesh nga haxhi Ejupi me familje me banim në Shkup.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…