Prishtinë, 26 shkurt 2013
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe nga kryetari i KBI në Gjilan, Sylejamn Osmani takuan  kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me nënkryetarin Rexhep Kadriu,  me të cilin kanë biseduar për bashkërendimin e punëve në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës e vendit në përgjithësi.

Myftiu Naim Tërrnava, pasi ka uruar kryetarin për detyrën e re, ka thënë se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por edhe privilegj të jesh në shërbim të qytetarëve.

Kryetari Haziri, me këtë rast ka thënë se bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, me imamët dhe me xhamtin në Gjilan është shumë i mirë.
“Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me BI-në, imamët por edhe me xhematin. Në programin tim ka një rend të punës për t’i përmbushur kërkesat e besimtarëve, të cilat janë të arsyeshme dhe në shërbim të përmirësimit të gjendjes në përgjithësi”, ka thënë Haziri, duke spikatur vlerën e madhe të kombit shqiptar për tolerancë ndërfetare.

“Është ndjenjë e mirë kur një kryetar si ju ka vullnetin për punë të mira. Më vjen shumë mirë për gatishmërinë që e keni për bashkëpunim të Komunës me Bashkësinë Islame. Kjo është rruga më e mirë. Meqë e keni vullnetin për punë të hajrit, do t’u ndihmoj edhe Zoti. Do të jemi përherë mbështetës në punën tuaj”, tha veç tjerash myftiu Tërnava.
Gjatë qëndrimi në Gjilan Myftiu Tërnava bati një bashkëbisedim edhe me imamët e Gjilanit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…